Gjeorgji / Aktivistja transgjinore sulmohet në qendër të kryeqytetit
*Foto: Twitter
Në 28 janar, një aktiviste 23 vjeçare transgjinore me emrin Miranda Pagava u sulmua në qendër të Tbilisit, kryeqytetit të Gjeorgjisë. Aktivistja është pjesë e organizatës lokale për komunitetin LGBTI “Equality Movement”.
Sipas Pagavës incidenti ndodhi në agim pranë një parku në qendër të kryeqytetit. Teksa po dilte nga taksia një person i paidentifikuar iu afrua Mirandës. Ai nisi ta ngacmonte 23 vjeçaren dhe po insistonte që ajo të vinte me të teksa drejtonte makinën, ndërkohë Miranda e injoroi atë dhe u përpoq të gjejë dyqanin më të afërt. Ndërkohë agresori kuptoi identitetin gjinor të Mirandës dhe nisi të përdori gjuhë ofenduese dhe homofobike. Nuk ka vonuar dhe agresori ka dalë nga automjeti duke dhunuar fizikisht Mirandën.
Në një intervistë për portalin “Rustavi 2”, ajo u shpreh se përballet rregullisht me dhunë fizike dhe verbale të drejtuar ndaj saj dhe personave të tjerë të komunitetit trans. Transgjinorja shprehet se gjendja është kaq e rënduar në Gjeorgji saqë e mendon seriozisht largimin nga vendi.
“Në Gjeorgji njerëzit sillen ashpër dhe agresivisht ndaj meje për shkak të identitetit tim gjinor. Për mua është e pamundur të gjej një punë, pavarësisht edukimit dhe mundësive të mia. Së shpejti do të aplikoj për statusin e refugjates në disa shtete europiane. Mbetem e pafuqishme për të luftuar kundër shoqërisë” – shprehet Miranda.
Sipas Georgy Tabagari, një përfaqësues i organizatës “Equality Movement” thotë: “Për momentin autoritetet blu po investigojnë çështjen. Një ekzaminim mjekësor pritet të zhvillohet. Shpresojmë dhe mbetet për tu parë nëse çështja do të sjellë përpara drejtësisë agresorin”. Sipas Mirandës, agresori është arrestuar dhe po interrogohet.
“Së fundmi Ministria e Punëve të Brendshme ka inicuar një grup punë për të drejtat njerëzore dhe ky sulm do të jetë investigimi i parë në këtë grup pune,” shprehet Georgy Tabagari./k.m/
Burimi: Equality Movement