Zemërim në Indi pasi fëmija tetë muajsh u përdhunua në Delhi
Përdhunimi i një vogëlusheje tetë muajshe, e përdhunuar nga kushëriri i saj, ka përtërirë zemërimin e gjerë në Indi lidhur me sulmet seksuale.
Vajza është në gjendje kritike në një spital lokal në Delhi, njoftoi media lokale.
Policia tha se kushëriri i saj 28-vjeçar është arrestuar.
Swati Maliwal, kryetare e Komisionit të Delhit për Gratë, e cila vizitoi vajzën në spital të hënën, tha se ajo kishte pësuar “lëndime çnjerëzore” në organet e brendshme.
Ajo tha se foshnja ju nënshtrua një operacioni tre orësh.
Në një postim në Twitter në gjuhën Hindi, zonja Maliwal pyeti: “Kush është përgjegjës? I gjithë sistemi është dobësuar. Askush nuk bën diferencën. Kur do të ndryshojë?”
Zemërimi mbi sulmet seksuale në Indi ka qenë në rritje pas përdhunimit brutal në grup dhe vrasjes së një studenteje 23-vjeçare në një autobus në Delhi në vitin 2012.
Demonstrata të gjera e bënë qeverinë të prezantonte dënime më të ashpra për përdhunimin, përfshirë dënimin me vdekje.
Në vitin 2016, policia mori rreth 39.000 ankesa për përdhunim, duke arritur 12.4 përqind më shumë se një vit më parë.
Në të njëjtin vit, sipas Byrosë Kombëtare të Regjistrimit të Krimit, 19.765 raste përdhunimi fëmijësh u regjistruan në Indi, një rritje prej 82 përqind nga viti i mëparshëm./A.A.