“Trans Magazine” është revista e parë dedikuar komunitetit transgjinor në Shqipëri.
Ky botim ka për qëllim rritjen e vizibilitetit dhe ndërgjegjësimit ndaj komunitetit transgjinor në Shqipëri dhe mbështetje të projektit “Getting Human Rights into the News” të ProLGBT, me mbështje të Civil Rights Defenders.
“Trans Magazine” përmban informacione praktike për komunitetin transgjinor sa i përket legjislacionit në Shqipëri, mite dhe fakte, këshilla nga një punonjëse sociale e specializuar mbi problematikat e komunitetit LGBT.
Revista synon t’i japë dhe kurajo komuniteitit transgjinor në Shqipëri, duke përcjellë rrëfime personale të personave trans, një sërë historish të momentit të daljes hapur dhe profilet e pionierëve të aktivizmit transgjinor në histori.
Revista përmban edhe një sesion argëtues ku flitet mbi aktivitete, filma apo profile që duhen ndjekur në rrjetet sociale.
Të gjitha materialet në brendësi janë krijuar nga stafi i portalit për të drejtat e njeriut Historia Ime dhe me kontributin e aktivisteve transgjinore Lola dhe Serafina.