Viktimat e abuzimit seksual nga Larry Nassar, tregojnë historitë e tyre të dhimbshme
Pothuajse 100 viktima po tregojnë me guxim historitë e tyre rreth abuzimit seksual nga ish Doktori i Skuadrës së Gjimnastikës në SHBA, Larry Nassar.
Kujdes, video ka përmbajtje grafike dhe shqetësuese.
Disa nga viktimat e tij flasin njëra pas tjetrës në këtë video për të treguar historitë e tyre të dhimbshme.
Kyle Stephens është njëra nga viktimat e abuzimit seksual të doktor Larry Nassar.
“Të dëgjova kur më thoshe që askush nuk duhet ta bënte këtë gjë, dhe nëse e bënte atëherë duhet t’ia thosha dikujt. Ja ku jam Larry, jo për t’ia thënë dikujt, por për t’ia thënë gjithkujt. Ti e pëdore trupin tim 6 vite për kënaqësinë tënde seksuale. Kjo është e pafalshme.”
Stephens është e para e rreth 100 viktimave që përballet me Dr. Nassarin.
“Ti u arrestove pas akuzave të mia. Dhe, si e vetmja viktimë jo mjekësore që ka folur deri më tani, unë dëshmova për ti treguar botës se ti je një gënjeshtar i neveritshëm.”
Nassar po dënohet pasi pranoi shtatë akuza për sjellje kriminale seksuale.
“Mbase e ke kuptuar deri tani, se vajzat e vogla nuk mbeten të vogla përgjithnjë. Ato bëhen gra të forta dhe kthehen për të shkatërruar botën tënde.”
Stephens gjithashtu i kërkoi gjykatëses më shumë mbrojtje ligjore për të ndaluar këtë lloj abuzimi.
“Ligji ynë nuk bën mjaftueshëm për të parandaluar sjelljet predatore, dhe shpesh nuk bën mjaftueshëm që të ndëshkojë keqbërësit të cilët kanë kryer aktin e tmerrshëm dhe kanë abuzuar me fëmijët.”
Viktima Olivia Cowan iu drejtua universitetit të Miçiganit, Presidentit dhe bordit drejtues të tij të cilët nuk ishin në seancën gjyqësore dhe të cilët i lejuan Nassarit të rrethohej me fëmijë ndërsas po hetohej.
“Ku ishit kur kishim nevojë për ju? Sikur të kishit dëgjuar të gjitha gratë që janë ankuar dhe kanë shprehur shqetësim gjatë gjithë këtyre viteve, kjo do të kishte shpëtuar shumë fëmijë dhe gra nga abuzimi.
Viktimat shprehën me guxim dhimbjen që ende ekziston pas abuzimit të Nassarit. Jessica Thomashow thotë se:
“Ne të tëra po vuajmë, kujtojmë abuzimet, nuk mund të kemi marëdhënie normale, qajmë natën, ndjehemi të shkatërruara dhe jetët tona kanë ndryshuar përgjithnjë.”
Një tjetër viktimë, Nicole Soos thotë:
“Ndonjëherë nuk mundem të toleroj dikë të më prekë në mënyrë intime, pa ndier dhimbje fizike.”
Ato gjithashtu treguan se si ishin abuzuar. Amanda Cormier tregon:
“Dua të qartësoj se kur them sulmuar, dua të them se ai dixhitalisht penetroi vaginën time dhe më ngacmoi gjoksin në shumë raste, ndërkohë që bllokonte pamjen nga mamaja ime dhe na thoshte diçka mjekësore për të cilën nuk do të pyesnim.”
Nassar me shumë mundësi do ta kalojë jetën e tij në burg, meqënëse që tani po vuan 60 vite për pornografi me fëmijë./A.A.
Burimi nga: huffingtonpost.com