Së shpejti robotët meshkuj për seks në treg!
Burimi: Instagram
Ka pasur diskutime të shumta rreth kukullave të seksit të përbëra prej plastike dhe silikoni, të cilat u lançuan në treg vitin e kaluar pë klientët djem. Por mesa duket kompania e kukullave të seksit “Real Doll” do të lançojnë kukulla të seksit mashkull, të cilët do të kenë bateri brenda tyre.
Që prej lançimit të tyre në treg, kërkesat kanë qenë të larta. Ajo çfarë i bën më unik këta robot është sofistikimi i tyre nëpërmjet aplikacionit të inteligjencës artificiale që është i instaluar në kokën e robotit. Kjo i lejon klientët e këtyre robotëve me një personalitet të caktuar nga Inteligjenca Artificiale, me synimin e përjetimit të një ekspeirence sa më realiste.
Robotët e seksit femër u lançuan në fund të vitit të kalaur dhe kapën çmimin prej 15.000 dollarësh amerikanë. Çmimi i robotëve të seksit mashkull ende po negociohet, me qenë se ndërtimi dhe funksionaliteti i tyre është më kompleks. Zhvillimet intensive në teknologji, sidomos ato të lidhura me Inteligjencën Artificiale kanë marrë kritika të shumta nga sociologë, antropologë, shkencëtarë etj. Shkencëtari i njohur për Inteligjencën Artificiale, David Levy shprehet se e ashtuquajtura “teknologji e erotikës” do të përhapet gjerësisht në treg:
“Jam i sigurtë se për gratë këta robotë do të jenë po aq tërheqës se sa njerëzit. Nëse këto gra përfitojnë kënaqësi nga një vibrator, imajgino se sa të lumtura do të jenë kur të kenë dhe robotët që i vendosin krahët rreth tyre që të mund ti përqafojnë… E frikshme”.
/k.m/
Burimi: Metro News