Ashley Graham Thekson rëndësinë e lëvizjes #MeToo me anë të historisë së saj të tmerrshme
Modelja Ashley Graham lavdëroi këtë të martë ndikimin e lëvizjes #MeToo ndërsa fliste për përvojën e saj me ngacmimet seksuale.
Graham, 30 vjeçe, tha se ishte 17 vjeç kur një asistent fotografie e tërhoqi gjatë një seance fotografike, e futi në një dollap dhe ekspozoi veten.
“Ai tha, ‘Shiko se ç’më ke bërë tërë ditën, tani preke,’” kujton ajo gjatë një interviste në “The View.”
Graham tha se heshti nga frika.
“Thjesht u luta që askush mos ta zbulonte,” tha ajo. “Sepse nëse ata do ta merrnin vesh se çfarë më bëri ai, mendova, “Nuk do të punësohen kurrë më. Unë do të jem ajo modelja e vështirë dhe askush nuk do të dojë të punojë sërish me mua.’”
Graham tha se mund të ishte ndier e fuqizuar për të folur nëse lëvizja #MeToo do të kishte ekzistuar në atë kohë.
“Po të dija ato që di tani, do ta kisha goditur atë burrë,” tha Graham. “Do të kisha thënë, ‘Ai është pedofil!’ sepse unë isha 17 vjeç. Dhe ai ishte plotësisht i pandershëm, i papërgjegjshëm, ngacmues seksual – Me siguri do të kisha bërtitur. Do ta kisha telefonuar agjencinë time.”
Graham arriti në përfundimin se “lëvizja po funksionon.”
“E ndjej se ka gra që ngrihen dhe thonë ‘Jo, edhe unë(#MeToo). Unë do të kujdesem për motrat e mia në set’,” tha ajo.
Bashkëprezantuesja e “The View” Whoopi Goldberg i bëri jehonë ndjenjave të Graham.
“Njerëzit po shikojnë,” tha ajo. “Burrat dhe gratë po shohin dhe thonë: ‘E di, kjo nuk do të funksionojë. Nuk do ta bëjmë më këtë’”./A.A.