Reklamonte abortimin: Doktoresha në Gjermani mund të dënohet me dy vite burgim
Këtë javë një doktoreshë do të përballet me gjyqin në Gießen të Gjermanisë pasi ka reklamuar abortimin, që përbën kundravajtje penale në legjislacionin vendas. Doktoresha ka vendosur informacione rreth procedurës së abortit në website-in e saj profesional.
Emri i saj është Kristina Hänel, një doktoreshë 61 vjeçare e cila i ka vendosur reklamat rreth abortimit në Prill të 2015. Informacioni rreth procedurës është ofruar në tre gjuhë: gjermanisht, anglisht, turqisht ku tregohej rreth aspektit ligjor dhe mjekësor të procedurës.
Gjithashtu në informacion thuhej se pacientët e interesuar duhet të sjellin në takim një vërtetim për sigurimin shëndetësor ose para ‘‘cash‘‘. Sipas prokurorëve kjo është pjesa ku doktoresha ka shkelur ligjin. Sipas paragrafit 219a në Kodin Penal, është ilegale të reklamosh shërbimet për abortimin në mënyrën që ka ndjekur doktoresha më sipër. Krimi mund të marrë një dënim prej dy vitesh heqje lirie ose sanksionim.
Doktoresha u raportua nga Klaus Günter Annen, lider i lëvizjes ‘‘Nie Wieder e.V”, një lëvizje që lobon mbarështimin njerëzor dhe kundra abortimit, raporton gazeta ‘‘Süddeutsche Zeitung’‘. Prokurorët shprehen se teksa informacioni në vetvete nuk ka asgjë kriminale, doktoresha nuk duhet ta kishte publikuar haptazi në faqen e saj.
61 vjeçarja e cila ka realizuar abortime për më shumë se 30 vite shprehet se është detyra e saj për të informuar njerëzit. ‘‘Unë nuk e bëj që të sjell gratë tek unë. Ato vijnë gjithsesi, nuk kam nevojë ti bind‘‘ shprehet doktoresha.
Kjo nuk është hera e parë që puna e doktoreshës Hänel denoncohet, pasi ajo është paditur dy herë përpara këtij rasti të tanishëm, por deri më tani çështja nuk ishte dërguar kurrë në një seancë gjyqësore.
Hänel ka nisur një peticion përpara përballjes me gjykatën për të mbledhur firma rreth‘‘ E drejta për informim rreth abortimit‘‘. Deri tani janë mbledhur 70.000 firma.
Hänel shprehet se neni në Kodin Penal i cili e cilëson këtë reklamim rreth abortimit si anakronik dhe të tepërt, i lë vajzat të painformuara rreth kësaj problematike. ‘‘Ndonjëherë marr kërkesa nga vajza të reja myslimane për ndihmë rreth abortimit. Dëshiroj që këto gra të marrin informacion të mjaftueshëm. E drejta për informim është një e drejtë njerëzore fundamentale, lidhet me edukimin rreth shëndetit‘‘./k.m/
Burimi: The Local