“55 Shades of Gay”: Shfaqja e guximshme e dramaturgut Jeton Neziraj në Teatrin Kombëtar
Pjesa teatrale ‘’55 shades of Gay’’ e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj u vu dje në skenën e Teatrit Kombëtar për publikun shqiptar. “55 shades of Gay’’ vjen përmes formatit burlesk për të theksuar karakterin grotesk të shfaqjes: historia zhvillohet në provincën fiktive dhe konservatore të Tashanikut, ku dy djem gej dëshirojnë të kurorzojnë dashurinë e tyre.
Në të njëtën kohë një fabrikë për prodhimin e prezervativëve, me mbështetje financiare prej BE, planifikohet të ndërtohet në vend për të gjeneruar të ardhura për provincën e varfër. Këtu nis dhe dyzimi e përplasja: kërkesa për martesë kundërshtohet nga qarqet kulturore, politike, institucionale të provincës por ndërkohë Kushtetuta në vend i lejon këto martesa dhe kundërshtimi i një martese të tillë do të pezmatonte BE, që përbën dhe burimin e fondeve për qeveritarët lokalë.
Imponimi nga organizmat ndërkombëtare përbën edhe boshtin e titullit të shfaqjes, i marrë nga filmi “50 shades of Gray”, ku fenomeni i nënshtrimit është në qendër të subjektit. Me regji të Blerta Neziri, shfaqja sjell me nota humoristike pragmatizmin e politikanëve për të vjelur financa nga organizmat ndërkombëtare duke lënë në fund shijen e hidhur se këta politikanë kthehen thjesht në marioneta të BE.
Nuk mund të lihet pa përmendur karakteri kontrovers i krijimtarisë teatrale të dramaturgut Jeton Neziraj, autor i shfaqjes. Shfaqja e tij ‘’Bordel Balkan’’, e cila pati premierën në prill të këtij viti në Kosovë, solli reagime të ashpra për shkak të supozimeve të ngritura nga Organizata e Veteranëve të Luftës se shfaqja sjell denigrimin për UÇK.
Historia Ime bisedoi me aktorët e shfaqjs “55 shades of gay”, të cilët ndanë eksperiencat e dy premierave, në Prishtinë dhe Tiranë, të shfaqjes e cila tenton të thyejë tabutë e shoqërive konservatore.
Aktori gjakovar Bujar Ahmeti ndau me ne përshtypjet për rolin e tij si partneri homoseksual në shfaqje:
Alketa Sylaj, është e njohur për publikun kosovar jo vetëm si aktore e teatrit eksperimental dhe aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT. Ajo është pjesë e kolektivit ‘’Haveit’’ në Prishtinë ku performancat e tyre publike shihen si të guximshme dhe ngacmuese për mentalitetin patriarkal dhe homofobik të Kosovës.
Ajo tregon për historia ime, përjetimet e saj nën rolin e komisioneres Europiane të shfaqjes “55 Shades of gay”:
Florian Canga, producent shfaqjesh teatrale, tregon për Historia Ime veccantitë e kësaj shfaqje, parë nga optika e një profesionisti të teatrit: “Në nivelin artistik shfaqja ishte e bukur në tre elementë: ndarja, kishte shumë mini-drama brenda vetë dramës së madhe, niveli i ndërtimti skenik ishte shumë i bukur në ndërthurjen e zërit, tingullit me muzikën që luhej. Një element që më tërhoqi ishin shkëputjet skenike, pra kalimi nga një skenë në një tjetër po brenda së njëjtës skenë. E gjitha kjo tregon që regjia ishte shumë e mirëmenduar dhe e balancuar, asnjë element nuk mbyste tjetrin’’.
Shfaqja e mbajtur dje në Teatrin Kombëtar, i dha një shtysë diskursit të munguar mbi ccështjet LGBT në sferën artistike shqiptare. Në një kohë kur arti mund të shërbejë mjaft mirë si mjet për të ngritur kauza dhe për të dhënë mesazhe të rëndësishme për opinionin publik, jashtë kornizave të konservatorizmit dhe homofobisë. /k.m/