‘’Në emër të dashnis’’ përjetimet e pjesëmarrësve në Paradën e parë të Kosovës (Podcast)
Parada e parë e Krenarisë u zhvillua në 10 tetor në shtetin kosovar. Edhe pse i vlerësuar si vendi më homofobik sipas statistikave të NDI (National Democratic Institute), aktiviteti i Paradës pati një zhvillim pa incidente dhe konfrontim fizik.
Me qindra pjesëmarrës nga shoqëria civile, aktivistë dhe diplomatë të huaj iu bashkuan manifestimit për të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë. Edhe pse Parada e Parë, në të nuk mungoi pjesëmarrja nga figura politike si presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili shprehu në një fjalim të shkurtër mbështetjen institucionale për komunitetin.
Për Historia Ime kanë folur pjesëmarrës dhe aktivistë nga Parada e Krenarisë në Kosovë:
Një tjetër pjesëmarrëse e Paradës ishte dhe Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për studime gjinore. Ajo ndau më Historia ime përshtypjet e saj për Paradën:
‘’Kemi dal sot me festu, me celebru lirinë dashurinë dhe mundësitë që na jep Kushtetuta jonë për mundësi të barabarta për të gjitha komunitetet edhe jemi tu festu’’.
Organizimi i një aktiviteti si Parada në një vend konservator si Kosova nuk është punë e lehtë. Për Historia ime folën dy prej përfaqësueve të organizatave kryesore në zhvillimin e Paradës : Lendi Mustafa nga CEL Kosovo dhe Rita Selimi nga CSGD:
Parada u finalizua me një mini-koncert në sheshin ‘’Zehir Pajaziti’’ si dhe nga fjalët përmbyllëse të aktivistit Lendi Mustafa:
”Urrejtja i bëri njerëzit e mjerë, më shumë se gjithçka në jetë na duhet dashuria, më shumë se urrejtja na duhet humanizmi. Pa këto kualitete shoqëria nuk do të ketë vlera.
Në emër të dashurisë ! (ovacione)
Nuk flas vetëm për dashurinë emocionale por flas për dashurinë e fortë dhe të domosdoshme që kjo shoqëri duhet të ketë!
Ne jemi mbledh këtu që të rrezatojmë dashni për të gjithë komunitetin LGBTI, ne jemi mbledh këtu për të rrezatu dashni për të gjithë aktivistët të cilët në të kaluarën kanë dhënë gjithçka nga vetja për të shtyer përpara kauzën e të drejtave të komunitetit LGBT…
Ne jemi mbledh këtu për të rrezatu dashni dhe për ata të cilët na kundërshtojnë sepse ne besojmë në një shoqëri diverse dhe besojmë që ky diversitet ia shton vlerat shoqërisë kosovare. Ne jemi mbledh këtu për me rrezatu dashni edhe për ata të cilët na urrejnë sepse dashnia në formën e saj më të mirë bën fuqinë për të kërkuar drejtësi dhe drejtësia në formën e saj më të mirë është dashnia që korrigjon gjithçka…”
*Kristina Millona