Modelja suedeze merr kërcënime për përdhunim teksa pozon për Adidas
Një modele suedeze ka marrë shumë mesazhe kërcënuese për dhunë seksuale pasi ka pozuar për gjigandin Adidas. Promovimi nga ana e modeles për këtë firmë u perceptua nga shumë persona si kontrovers, pasi modelja në të ekspozon këmbët e padepiluara.
Arvida Byström është modele dhe artiste, punët e së cilës sfidojnë standartet e bukurisë të vendosura nga firmat e veshjeve si edhe luan me konceptin e identitetit gjinor. Por reklama e saj më e fundit tek Adidas solli një valë komentesh fyese dhe kërcënuese në rrjetet sociale.
Foto nga llogaria personale e modeles në rrjetin social Instagram:
Midis tyre ka patur dhe komente përkrahëse për imazhin e saj që hedh poshtë figurën e vajzës së kuruar dhe të patinuar në detaj, duke nxitur një debat për stereotipet gjinore. Pyetja që u parashtrua mes komenteve të shumta ishte ‘’A është shoqëria gati për ti dhënë mundësi vajzave të marrin vendime për trupat e tyre?’’ /k.m/
Më poshtë gjendet dhe video e reklamës së Adidas: