FB fshin postimin homofobik të politikanit kosovar
Kryetari i partisë politike ‘’Fjala’’ në Kosovë, Gëzim Kelmendi publikoi një postim në lidhje me Paradën e Krenarisë që do të zhvillohet për herë të parë në vend në 10 tetor .
Por duket se FB e ka fshirë postimin ku kryetari shprehej kundër paradës së komunitetit LGBT në Kosovë, për shkak të gjuhës diskriminuese që ky postim përmbante. Në një postim të dytë lideri politik kosovar shprehet:
“Paramendoje, Facebook-u ma fshinë postimin që kam bërë për paradën e homoseksualëve. Po dëshirojnë me “zorr” me na shti me i dashtë homoseksualët. Jo more, kur të doni dhe kur të dëshironi, debatojmë me gjuhën e argumenteve, por jo me gjuhën e imponimeve”, sqaron Gëzim Kelmendi në një postim tjetër.
Tesktualisht postimi origjinal i fshirë nga FB mund të gjendet më poshtë i plotë:
Njoftimi i plotë:
Me 10 tetor në Prishtinë do të mbahet parada e homoseksualëve.
Prishtina këtë muaj do të jetë nikoqire e paradës së homoseksualëve e cila titullohet ” në emër të dashnisë”.
A i duhet kjo paradë qytetarëve të Kosovës?
Unë mendoj që kjo paradë nuk i duhet as popullit tonë dhe as vendit tonë.
Parada duhet të bëjnë ato shtresa të shoqërisë që ne krenohemi me to.
Psh. paradë mund të bëjnë Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë Kosovës, të cilat e ruajnë dhe mbrojnë vendin dhe popullin tonë.
Ndërsa homoseksualët as nuk e ruajnë dhe as nuk e mbrojnë vendin dhe popullin tonë.
Por përkundrazi homoseksualët rrënojnë dhe shkatërrojnë vendin dhe popullin tonë. Ata synojnë ta përhapin këtë sëmundje në vendin tonë dhe të paraqesin diçka si normale në emër të demokracisë.
Se sa janë të rrezikshëm homoseksualët, tregon fakti se ata janë bartësit kryesor të sëmundjes vdekjeprurëse AIDS.
Njëherit homoseksualët e kanë të ndaluar të dhurojnë gjak në vendet e BE-së, SHBA-së dhe në vendet tjera.
Homoseksualizmi si sëmundje është armiku kryesor i familjes në veçanti dhe gjithë njerëzimit në përgjithësi, ngase çiftet homoseksuale nuk mund të lindin fëmijë. Kështu ata kontribojnë në shuarjen e familjes dhe zhdukjen e njerëzimit.
Prandaj ne si popull jemi për ruajtjen e familjes dhe ruajtjen e njerëzimit.
/k.m/
Burimi: Insajderi