Ndërhyrja kirurgjikale tek fëmijët interseks mund të shkaktojë dëm të përjetshëm në shëndet
Sipas një raporti ndërhyrjet e panevojshme mbi fëmijët interseks mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme tek ta. Raporti vjen nga Human rights Watch dhe interACT ku nxirret në pah se doktorët vazhdojnë të performojnë ndërhyrje të panevojshme tek fëmijët interseks.
I titulluar ‘’Unë dua të jem siç natyra më bëri’’, raporti me 160 faqe hedh dritë mbi dëmin e shkaktuar nga këto ndërhyrje të diskutueshme, që janë performuar mbi fëmijët prej disa dekadash me radhë.
Është vlerësuar se 1.7 % e bebeve të lindura identifikohen si interseks dhe ndërhyrjet kirurgjikale zhvillohen me pretekstin që fëmija të ketë një zhvillim ‘’normal’’.
Raporti përshkruan rezultatet e ndërhyrjeve si katastrofike dhe e cilëson këtë ndërhyrje vetëm për raste urgjente që cënojnë shëndetin e fëmijëve, por kjo ndodh rrallë herë.
‘’Dëmet e shkaktuara nga ndërhyrjet kirurgjikale të panevojshme mbi të sapolindurit interseks janë dëme fizike dhe psikologjike,’’ shprehet Kimberly Zieselman, një grua interseks dhe drejtoresh ekzekutive e interACT.
‘’Pavarësisht advokimit nga ana e shumë pacientëve të dëmtuar prej ndërhyrjes, mjekët vijojnë ta prezantojnë si praktikë të shëndetshme tek prindërit e fëmijëve interseks’’.
Raporti tregon se eleminimi i testikujve, pa miratimin e fëmijëve, është njësoj si sterilizimi pa aprovim. Kjo ndërhyrje mund ta obligojë fëmijën në të ardhmen që ti nënshtrohet një terapie për ekuilibrim hormonal për afate të papërcaktuara.
Një doktor që ka punuar me dy organizatat për raportin shprehet se dëgjon histori personale të këtyre fëmijëve që ndihen të keqtrajtuar dhe të gjymtuar në gjenitale.
‘’Presioni për të jetuar një jetë ‘’normale’’ është i lartë, por nga ana tjetër nuk kemi evidencë se kjo lloj ndërhyrjeje mjekësore mund ta rregullojë, përkundrazi shkakton dëme të riparueshme për shëndetin e personave interseks’’./k.m/
Burimi: Pink News