QueerFest në Rusi: Arti i të qenurit vetvetja
Poster i festivalit/ QueerFest 2017 Russia
Në Rusi po zhvillohet festivali kulturor ‘’QueerFest’’ për komunitetin LGBTQI+ përgjatë datave 14-24 Shtator . Ky edicion ka marrë më shumë vëmendje se i kaluari teksa organizatorët shprehen se numri i lartë i vizitorëve të ndryshëm lidhet edhe me rritjen e sigurisë.
‘’Po përpiqemi të arrijmë audience më të gjera’’ shprehet Polina Andrianova, një prej organizatorëve. ’’QueerFest’’ është një festival kulturor ndërkombëtar në Rusi i organizuar nga organizata jo-qeveritare ‘’Russian LGBT network’’. Festivali ka nisur në datën 14 shtator dhe do të zgjasë për 10 ditë intensivisht me workshop-e, galeri fotografike, dëgjesa të hapura dhe koncerte muzikore. Organizatorët janë shprehur se ky vit do të fokusohet në histori personale .
Festivali zhvillohet brenda hapësirave të ‘’ARTMUZA’’, në Shën Petersburg. Ceremonia e hapjes ka mbledhur së bashku 200 të ftuar, ku ndër ta ishin mbështetës të festivalit, aktivistë të të drejtave njerëzore dhe përfaqësues nga organizata jo-qeveritare dhe të shërbimit diplomatik në Shën Petersburg.
Homofobia që prevalon në shoqërinë ruse nuk ka mbetur pa e influencuar eventin, pasi festivali e ka pasur edicionin e tij të parë para 9 vitesh dhe që atëherë çdo edicion është shoqëruar me alarme për bombë, distancimin nga ana e disa organizatorëve, ndërprerje të tjera nga grupet ekstremiste të djathta si edhe nga autoritetet ruse.
Pavarësisht ngacmimeve të vazhdueshme dhe kërcënimeve drejt komunitetit LGBTQI+, ‘’QueerFestival’’ vazhdon të shërbejë si një hapësirë për tolerancë, respekt dhe manifestim. Pas sulmeve të dhunshme ndaj festivalit gjatë edicionit të vitit 2014 organizatorët qëndruan stoik duke u shprehur se festivali shërben si dialog dhe për promovimin e një shoqëri më të hapur. ‘’Vetë-mbrojtja më e mirë që mund të kemi tani është që të qëndrojmë të dukshëm’’ shprehen organizatorët.
Pas presionit të madh në 2014, dy vitet e fundit edicionet e festivali kanë qenë më të qeta, pa ndonjë incident të madh.
Një prej projekteve pjesë të programit është dhe ‘’My intersex Story’’ / Historia ime interseksuale. Ajo është një koleksion publikimesh të historive personale nga komuniteti i interseksualëve në Rusi. Tre histori të tre personave interseks që rrëfejnë njohjen dhe pranimin e identitetit të tyre. Ky lloj publikimi është një ndër të parët publikime në Rusi për këtë komunitet.
Programi i plotë i festivalit gjendet këtu ose mund ta ndiqni në rrjete sociale Facebook dhe Instagram. /k.m/
Burimi: Civil Rights Defenders /Russian LGBT network