Indeksi i objektivave të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria e parafundit në rajon
Shqipëria renditet në vendin e 63 në votë në indeksin i cili mat progresin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara për vitin 2030.
Publikohet raporti vjetor i cili mat progresin e 149 vendeve për realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara për vitin 2030. Për vitin 2017, Shqipëria renditet në vendin e 63 dhe të parafundit në rajon, duke lënë pas vetëm Malin e Zi.
Çfarë janë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm – OZHM (Sustainable Development Goals – SDG)?
Ato njihen ndryshe si Objektivat Globale dhe janë thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet.
Video Ilustruese: Kalimi nga OZHM në OZHQ
https://www.youtube.com/watch?v=aLrLcODGMmo
Këto 17 objektiva zëvendësuan Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM) në vitin 2015, duke përfshirë fusha të reja si ndryshimet klimaterike, pabarazia ekonomike, inovacioni, paqja, drejtësia etj. OZHQ – të ofrojnë udhëzime dhe objektiva konkrete për vendet që e adaptojnë këtë axhendë.
Indeksi i SDG, i publikuar sot, mat 149 vende, duke krahasuar progresin e tyre aktual me një matje bazë të marrë në vitin 2015, nga ku Shqipëria renditet në vendin e 63-të. Serbia është e para në rajon për progresin në arritjen e objektivave të vendosura, e renditur e 37-a në botë. Ndiqet nga Maqedonia, e 57-a, ndërsa me pozicionim më të ulët se ne është Mali i Zi, i 69-i
Sipas tabelës, fushat ku kemi shënuar progres të lartë janë ulja e varfërisë, ulja e pabarazisë (ngjyra jeshile), përmirësim të mesëm në: edukim cilësor, barazia gjinore, konsum të përgjegjshëm, përmirësim klimatik, jeta në tokë, partnership për arritjen e objektivave (ngjyra portokalli) dhe aspak progres në fusha si arritja e nivelit zero-uri, shëndet i mirë, rritje ekonomike dhe punë e mirë, inovacion në industri, paqe drejtësi dhe institucione të forta (ngjyra e kuqe).
Kliko këtu për raportin e plotë mbi Shqipërinë.
/l.k./