Ikona e komunitetit trans në Serbi rrëfen luftën e saj të brendshme në këngën ‘’Heartbroken’’
‘’Heartbroken’’ është një rrëfim për humbjen e një dashurie. Në këngë unë flas për dyzimin midis të jetuarit në një trup që nuk më përket, nuk jam unë vetëm për hir të ruajtjes së lidhjes sime, ose të nis tranzicionin drejt asaj që unë ndihem se jam por duke rrezikuar lidhjen time.
Këto janë fjalët e Sonja Sajzor, transgjinores serbe dhe njëkohësisht DJ rezidente pranë kolektivit Tronic lab, në klubin Drugstore në Beograd. Një figurë e konsoliduar prej vitesh në skenën kulturore alternative të Beogradit si edhe promovuese e të drejtave të komunitetit LGBT në Serbi, ky është profili i Sonja Sajzor.
Ajo fitoi akoma më shumë popullaritet edhe jashtë Serbisë pas promovimit nga revista ‘’Dazed and confused’’. Në artikullin e kësaj reviste ajo flet për luftën e brendshme me veten,si edhe frymëzimin që merr nga ikonat e vajzave të rrymës Goth nga vitet 80’.
Transgjinorja 24 vjecare vetë-identifikohet si feministe dhe është njëkohësisht shkrimtare, këngëtare, DJ, PR i një prej klubeve më të famshëm në Beograd si edhe avokate e zjarrtë e të drejtave të komunitetit LGBTQ+.
Duke qenë një nga transgjinoret e para që ka dalë publikisht si e tillë, ajo rrëfen për vështirësitë e të qenurit trans në një vend si Serbia.
E pyetur rreth figurës së saj publike, ajo qesh dhe shprehet ‘’ Me modesti e pranoj që jam një nga më të njohurat në komunitetin e transgjinorëve jo vetëm në Serbi por edhe Ballkan”.
‘’ I shoh vajzat transgjinore si njerëz të fuqishëm, për tu pasur model. Sepse vetëm ne jemi në gjendje ti bëjmë ballë një dhimbje të madhe, ekstreme që një person ‘’normal ‘’ nuk do të ishte në gjendje ta kalonte, besomë…’’
Nuk e mohon frikën që ka përjetuar teksa u rrit në qytetin e vogël të Šabac, një qytet konservator.’’Fëmijët shpesh më gjuanin me gurë, dritaret thyheshin nga komshinjtë…nuk ndihesha e sigurt asgjëkundi, as në shtëpi, as jashtë saj. Isha në një ferr në mënyrë konstante’’, shprehet ajo.
”Një ditë edhe personi më i dashur për mua atëherë, ish-i im më ofendoi pasi sipas tij unë isha arsyeja pse një natë ne u sulmuam nga një grup homofobësh”.
Që nga ajo ditë e në vazhdim Sonja vendosi mos ta mbulonte më identitetin e vërtetë me të cilin ajo identifikohej.
Vite pas ndarjes, ajo publikon këngën ‘’Heartbroken’’ ku shprehet se ajo nisi tranzicioni në një identitet të ri seksual ‘’Drag Queen’’.
‘’Isha e lodhur nga çdo gjë, nuk mund të jetoja më e fshehur në një trup që s’më përkiste, ndihesha feminine. Nuk gjeja më një strehë për tu fshehur nga dhimbja që ndieja brenda meje. E humba të dashurin pasi ai kurrë nuk pranoi Sonjan ‘’ e re’’. Ndoshta duhet ti humbasësh të gjitha për të fituar veten. Kjo është historia ime’’./k.m/
Burimi: Dazed and confused
https://www.youtube.com/watch?v=oiw2FYBHLwo