Fituesi i medaljes olimpike Colin Jackson flet hapur për të qenurit gei
Ish-kampioni i garave me pengesa rikujton kohën kur iu rrëfye familjes rreth seksualitetit të tij. Medalisti britanik si edhe moderator i sportit për BBC, Colin Jackson rrëfen për daljen e tij të hapur si homoseksual.
Në një intervistë për dokumentarin suedez ‘’Rainbow Heroes’’, kampioni botëror i garave me pengesa rrëfen se arsyeja pse nuk ka folur më përpara për seksualitetin e tij është frika nga lajmet ‘’skup’’ që do të buronin prej saj.
Jackson, 50 vjecar, iu tregoi prindërve të tij në 2006 pasi një ish-partner i tij iu rrëfye një gazete ‘’rozë’’ për romancën me të. ‘’Isha duke pritur për ta në kuzhinë, ata erdhën brenda dhe u ulën në karrige. Mamaja mund ta kuptonte nga fytyra ime se kisha qenë shumë i shqetësuar’’.
Reagimi i mamasë ,pasi i tregova për historinë e publikuar në gazeta, qe i menjëhershëm. Ajo më pyeti ”Pikësëpari a është e vërtetë kjo histori e publikuar ?’’
‘’Unë iu përgjigja duke iu thënë se historia sa s’është e vërtetë aq edhe nuk mund ta mohoj. Më pas ajo mu kthye se cdo gjë ishte ok. Aty e kuptova se kam prindërit më të mrekullueshëm në botë’’.
Jackon foli dhe për stigmën ndaj sportistëve gei duke u shprehur ‘’Është shekulli 21 dhe mendoj se askujt nuk i intereson më kjo pjesë. Mund të ketë ekzistuar një lloj stigme vite më përpara’’.
Jackson dha dorëheqjen nga atletika në 2003. Atletë të tjerë sikurse Tom Bosworth kanë dalë hapur për seksualitetin e tyre teksa ende po garonin.Boswaorth doli hapur si gei në 2015 dhe që prej atëhere ka qenë një avokat i të drejtave të komunitetit LGBT. Gjatë asaj periudhe ai u prononcua për BBC se kjo dalje e tij e hapur nuk i vjen si surprizë as familjes së tij, miqve apo bashkëkolegëve të tij.
Ai iu kishte treguar garuesve të tjerë në një trajnim përpara Garave botërore të Atletikës në 2015 se ky ishte një shans për të folur në një mjedis shumë të relaksuar dhe cdokush po tregohet shumë suportiv.
Zhytësi Olimpik Tom Daley vendosi të flasi hapur për të qenurit gei në një video të publkiuar nga ai vetë në kanalin YouTube në Dhjetor të 2013. Casey Stoney e cila ka përfaqësuar Anglinë më shumë se 100 herë në garat kombëtare të futbollit, vendosi të fliste hapur për seksualitetin e saj pas reagimeve pozitive ndaj Daley kur ai rrëfeu për lidhjen e tij me një mashkull./k.m/
Burimi: The Guardian