Ekstradim-burgim-torturë: trekëndëshi ku ka ngecur aktivisti homoseksual i Rusisë
Gazetari dhe aktivisti Ali Feruz, një qytetar uzbek që jeton aktualisht në Moskë ka qenë pjesë aktive e fushatës kundër spastrimit të homoseksualëve në Çeçeni. Këtë javë ai po gjykohet dhe duket se ekstradimi i tij në Uzbekistan, ku shumë prej kolegëve të tij i frikësohen burgut dhe torturës, është i pashmangshëm. Homoseksualiteti është ilegal në këtë vend.
Sipas kolegëve të tij, Aliu, emri i vërtetë i të cilit është Khudoberdi Nurmatov u arratis nga Uzbekistani për në Rusi pasi e shihte jetën e tij të cënuar pas torturimit që iu bë nga shërbimet sekrete në 2009. Që prej atëhere ai ka punuar për gazetën ruse ‘’Novaya’’, që fillimisht zbardhi të vërtetën mbi spastrimin e gejve në Çeçeni. Ai mbulon gjithashtu ngjarjet mbi krimet me motiv urrejtjeje, të drejtat e refugjatëve dhe diskriminimi ndaj personave LGBT në Rusi.
‘’Uzbekistani ka një histori të gjatë në torturimin e personave LGBTI, dhe s’ka aspak dyshime që Nurmatov do të përballet me rreziqe nga të gjitha anët nëse kthehet forcërisht atje..’’ thotë Rachel Denber nga Human Rights Watch. Kolegët e Aliut i frikësohen persekutimit të tij, duke qenë se ai ka publikuar haptazi seksualitetin e tij.
Avokati mbrojtës i Aliut shprehet se Gjykata Europiane e të drejtave të Njeriut e ka paracaktuar këtë vendim për transferimin e tij.
Javën e kaluar miqtë e Aliut lançuan një peticion në Change.org ky kërkonin parandalimin e ekstradimit të tij duke i ofruar një status ligjor, me anën e të cilit mund të qëndrojë në Rusi. Sipas organizatës Amnesty International, ekstradimi i tij në Uzbekistan do të ishte po aq fatal sa dënimi me vdekje./k.m/
Burimi: Dazed and Confused