Raporti i BE: Shqipëria, e fundit në Evropë për cilësinë e plazheve
Sipas raportit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, Shqipëria renditet në vendin e fundit në Evropë për pastërtinë e ujit në plazhe. Sipas këtij raporti, mesatarja 85% e plazheve në Bashkimin Evropian kanë cilësi të “shkëlqyer” të ujit ndërsa në Shqipëri vetëm 37% e plazheve e kanë arritur këtë standard.
Harta interaktive e publikuar në kuadër të këtij raporti tregon të dhënat e kampioneve të ujit të marra në 92 pika të ndryshme të Shqipërisë në vitin 2016.
Më problematiku nga plazhet paraqitet Durrësi, ku në gjashtë plazhe cilësia e ujit është e nivelit më të ulët dhe në katër prej tyre ka marrë vlerësimin “mjaftueshëm”.
Ndërkohë Shëngjini dhe Velipoja duke se janë kanë plazhet më të pastra sipas këtij raporti, kampionet e ujit të marra në këto dy zona janë klasifikuar si “cilësi e shkëlqyer e ujit “dhe “cilësi e mirë e ujit”.
Katër plazhet në afërsi të qytetit të Vlorës janë klasifikuar me cilësinë më të ulët të ujit në këtë raport. Ndërsa kanë marrë vlerësimin më të mirë ato në zonën e Ujit të Ftohtë dhe Orikumit.
Raporti i Agjencisë Evropiane të Mjedisit e cilëson zonën e Himarës si një ndër zonat me cilësinë më të mirë të ujit sipas 9 kampioneve e analizuara.
Ndërkohë në Sarandë janë dy vendet ku cilësia e ujit është klasifikuar si e dobët, pranë zonës të njohur si “Limani” dhe pranë rrugës “Butrinti”.
Harta interaktive me të dhënat e raportit të Agjencisë Evropiane të Medisit: http://www.eea.europa.eu/themes/water/interactive/bathing/state-of-bathing-waters
/l.k./