“Le Clitoris” një dokumentar i animuar me metrazh të shkurtër që hedh poshtë tabutë rreth klitorit
Një film të cilit do t’i shkonte më për shtat titulli ”Çdo gjë që keni dashur prej kohësh të mësoni rreth klitorit” është realizuar si projekt studentor nën titullin “ Le clitoris”. Ai trajton historinë e klitorit, këtij organi seksual “famëkeq”, i vetmi organ në trup i dedikuar ekskluzivisht ndaj kënaqësisë njerëzore. I realizuar nga regjisorja franko-kanadeze, Lori Malépart-Traversy, ai zgjat 3 minuta dhe rrëfen për historinë e zbulimit të organit femëror seksual deri në keqinterpretimet ndaj tij të pasqyruara në letërsi dhe më tej.
Një organ i vogël ku takohen një numër i madh nervash me një mision të vetëm: kënaqësinë. Historikisht klitori ka qenë subjekt i konfuzionit dhe keqkuptimeve. I shumë-debatuar, interpretuar dhe ri-interpretuar ( më së shumti nga burrat), ky organ është parë si gjithçka, nga organ i fertilitetit deri në pa dobishmërinë e tij dhe deri në ditët e sotme mbetet shumë i keqkuptuar në anatominë femërore.
Gjatë prononcimit në një intervistë për “Skwigly”, ajo tregon se dëshironte të realizonte një film mbi seksualitetin femëror për Universitetin Concordia, dega studime filmike. Ideja për këtë subjekt i erdhi pas një kërkimi të gjatë rreth tij, ku ndeshi shpesh-herë informacione qesharake rreth këtij organi.
Duke krijuar një narracion vizual nëpërmjet një perspektive komike, kjo regjisore shpjegon historinë e klitorit, duke e kthyer në protagonistin e këtij dokumentari si dhe duke ndarë faktet nga mitet e legjendat urbane. Animatorja kanadeze e ka trupëzuar klitorin në formën e një njeriu, duke i dhënë fytyrë, krahë dhe këmbë.
Dokumentari është lançuar online dhe ka tërhequr shume festivale filmi në mbarë botën./k.m/