Rama i përgjigjet Fevziut: “Nuk të takon të fyesh komunitetin LGBT”
Kryeministri Edi Rama ishte dje i ftuar në emisioni “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Gjatë debatit,Fevziu i ka drejtuar një pyetje e cila përmbante nota ironie ndaj komunitetit LGBT.
Ndërkohë Rama ka reaguar duke i kërkuar të respektojë dhe të shmangë fyerjet ndaj një komuniteti të tërë njerëzish.
Ja debati mes tyre:
Fevziu: Pasi ishit mbyllur edhe një herë në Presidencë vetëm për vetëm, në ditën ndërkombëtarëve të gejve, mbylleni 6 orë dy burra, vetëm për vetëm, pa pranin e kamerave, të vëmendjes publike, transparencës së plotë dhe mbyllni një marrëveshje. Cili ishte çelësi i kësaj marrëveshje?
Rama: Së pari njëherë Fevzi të gjithë njerëzit janë të barabartë. Janë të respektuar. Nuk të takon që në studion tënde të fyesh një komunitet të tërë njerëzish.
Fevziu: Kush po fyen. S’mund të më thuash mua fyen.
Rama: Se çfarë them unë është ajo që unë dua të them.
Video: