Ndalohen në aeroport baballarët gej dhe fëmijët e tyre, linja ajrore nuk i konsideron “një familje e vërtetë”
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2017/05/LGBT1-540x291-1.jpg)
Dy baballarë gej shprehen se ata dhe fëmijët e tyre patën problem gjatë kalimit në pikën e kontrollit në aereport pasi linja ajrore nuk i konsideroi ata si një “familje e vërtetë”. Grant Morse, bashkëshorti i tij Sam si edhe tre fëmijët e tyre po fluturonin me linjën ajrore Southwest nga Buffalo, New York për në Fort Lauderlad, Florida gjatë fundjavës kur ata ndeshën diskriminim të madh nga ana e stafit të aeroportit.
Cifti është bashkë që prej 26 vitesh dhe ishin për një fundjavë relaksi me trinjakët e tyre si edhe vajzën pesë vjeçare.
Gjatë një statusi në Facebook, Grant përshkroi se si iu përqasën familjes së tij gjatë kontrollit përpara fluturimit. Punonjësi i kontrollit iu drejtua me ton ironues se kjo është një pikë kontrolli për familjarët duke iu lënë të nënkuptuar se duhet të ndryshonin drejtim e të shkonin në një pikë tjetër kontrolli ku do të kontrolloheshin individualisht.
“Bashkëshorti im iu përgjigj: “Ne e dimë që jemi një familje, s’kemi nevojë që të lëvizim”.
“Punonjësi insistoi: “Jo të gjithë mund të kalojnë. Kjo pikë kontrolli është vetëm për familjet”.
“Ne iu përgjigjëm: “Ne të dy jemi baballarë së bashku me tre fëmijët tanë akoma me karrocë si edhe vajzën 5-vjeçare”
“Punonjësi vazhdoi: ‘S’mund të kaloni të gjithë!!!’’
Grant rrëfen për strapacimin që përjetoi dhe diskriminimin ndaj familjes së tij, duke i lënë të hipnin të fundit në avion.
‘’Vajza më pyeste vazhdimisht: ‘Babi pse nuk po na lejojnë të futemi në avion?’’
Të dy baballarët shprehin keqardhje që një event i tillë ndeshet akoma, duke e cilësuar si një eksperiencë shumë të keqe dhe diskriminim i hapur nga ana e linjës ajrore.
Linja ajrore u kontaktua nga televizioni “Channel 2” dhe u pyetën rreth incidentit të ndodhur. Përfaqësues të kësja linje u shprehën se nuk ishin në dijeni të kësaj ngjarjeje./k.m/
Burimi: PinkNews