Konferencë: Aksesi në Drejtësi i personave LGBTI
Stonewall, organizata më e madhe për të drejtat e komunitetit LGBT në Britani, në bashkëpunim me organizatat Aleanca LGBT, Pro LGBT dhe Equal Rights Association (ERA), do të organizojnë në Tiranë një konferencë dy ditore me temë “Zhvillimi i Marrëdhënieve ndërmjet Forcave të Policisë, Organizatave dhe Komunitetit LGBT në Shqipëri”. Aktiviteti do të zhvillohet në kuadër të Ditës Botërore kundër Homofobisë, Bifobisë dhë Transfobisë (17 maj).
Në konferencë do të marrin pjesë aktorë të rëndësishëm të shoqërisë civile nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, përfaqësues nga Qeveria, sektori i Policisë dhe i Drejtësisë për të zhvilluar diskutime mbi qasje të reja për mbrojtjen nga dhuna të komunitetit LGBTI në Shqipëri.
Louis Provart, Inspektor Policie ne Mbretërine e Bashkuar dhe Bashkë-drejtues i Shoqatës Kombëtare të Policisë LGBT në Mbretërinë e Bashkuar njëkohësisht anëtar i komunitetit LGBT, do të ndajë eksperiencën e tij me kolegë të Policisë së Shtetit shqiptar, përfaqësues të institucioneve publike etj.
Stonewall është Organizata më e madhe LGBT në Britaninë e Madhe dhe punon ngushtë me forcat e policisë për t’i ndihmuar ata në ofrimin e mjediseve gjithëpërfshirëse për personat LGBT.