Grafiti në Tiranë, familjet LGBTI nuk mund të jenë familje të dorës së dytë
Në muret e qytetit të Tiranës janë realizuar këto grafiti në mbështetje të familjeve LGBTI. Grafitit janë ilustrime të familjes tradicionale dhe familjeve me prindër të së njëjtit seks.
Këto vepra të realizuara nga aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBTI përmbajnë një mesazh të fortë: E drejta për jetë familjare është e drejtë themelore e njeriut. Familjet LGBTI nuk mund të jenë familje të dorës së dytë. Koha për premtime skadoi, është koha për rezultate konkrete. Dashuria për të gjithë, të gjithë për dashurinë.