Java Kundër Homofobisë, lista e aktiviteteve
Java kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, do të nisë me Tirana Gay (P)Ride në 13 maj dhe do të vazhdojë me aktivitete deri në 19 maj. Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, dy organizatat kyresore në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri njoftojnë listën e aktiviteteve për të gjithë personat që duan të bashkohen dhe në një formë apo në një tjetër, të japin kontributin e tyre në luftën kundër homofobisë në Shqipëri.
- Tirana Gay (P)Ride, parada e 6-të me biçikleta kundër homofobisë dhe transfobisë do të zhvillohet më 13 Maj, ora 10:00, mesazhi i paradës këtë vit është mesazh për lirinë dhe për dinjitetin e individëve, pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor. Nisja nga Pallati i Kongreseve ku do të vazhdohet përgjatë Bulevardit deri në rrugën Ismail Qemali (në krah të Kuvendit të Shqipërisë), do të ecet në Bllok përgjatë rrugës Ibrahim Rrugova, do të vazhdohet anës lumit Lana deri tek ura e Drejtorisë së Policisë dhe në kthim po i njejti itinerar. Pas protestës, do të ketë një pritje tek zyrat e Civil Rights Defenders në Tiranë për aktivistë dhe aleatë të kauzës LGBTI. Në darkë do të organizohet një party me temë “Ti homofobon, unë kërcej”.
- Në 14 maj, ora 10:30 do të zhvillohet një takim pranë qendrës së Aleancës LGBT me aktivistë nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia.
- 15 Maj, ora 19:00, ndarja e çmimeve “Aleati i Vitit”, ceremonia do të mbahet tek kolonat e Muzeut Arkeologjik, ku do të shprehet mirënjohje për mbështetjen që i kanë dhënë komunitetit LGBT gjatë vitit Pranvera Mersini (infermiere prane Qendrës ambulatore për personat me HIV), Olimbi Hoxhaj (drejtore e shoqatës PLWHA), Jetona Koçibelli gazetare e Top Channel, autore e dokumentarit “Exclusive” për personat transgjinorë, Albi Nako, koreograf në Klan TV, Neritan Liçaj aktor, Policia e Shtetit, Diana Jahja, nëna e Kei, vajzës në Big Brother, mbështetëse e kauzës për të drejtat e LGBTI.
- Në 16 maj, ora 17:00 Aleanca LGBT ju fton në një ekspozite me punime të anëtarëve dhe mbështetësve të komunitetit LGBTI tek Libr’Aria tek Parku i Liqenit.
- 17-18 Maj, do të organizohet Konferenca “Aksesi në Drejtësi” në hotel Sheraton e organizuar nga Stoneëall UK, organizata LGBT më e vjetër dhe më e madhe në Angli, në bashkëpunim me organizatat vendase Aleanca LGBT dhe Pro LGBT.
- Java e eventeve kunder Homofobise, Transfobise dhe Bifobisë do të mbyllet me Galanë e bamirësisë “Embrace Diversity, Support Progress”, në datë 19 maj ora 19:30 tek Pallati i Brigadave.
Itenerari i Pedalimit 13 Maj, ora 10:00: