Java Evropiane e Vaksinimit, ISHP thirrje për vaksinimin e çdo fëmije
Sot kemi hyr në javën Evropiane të Vaksinimit, që shihet si mundësi për të promovuar rëndësinë dhe përfitimet që shëndeti i njeriut ka nga vaksinat. Instituti i Shëndetit Publik shkruan se zbatimi i gjerë i programeve tё vaksinimit gjatë 30 viteve tё fundit ka çuar nё njё rёnie drastike tё sёmundshёrisё dhe vdekshmёrisё, tё shkaktuara nga sёmundjet qё parandalohen nga vaksinat.
Java Evropiane e Vaksinimit pёrcjell mesazhin kryesor qё vaksinimi i çdo fёmije ёshtё i rëndësishëm pёr tё parandaluar sёmundjet dhe për të mbrojtur jetёn. Ky mesazh synon tё arrijё rritjen e mbulesёs vaksinale duke rritur ndёrgjegjёsimin tek prindёrit, kujdestarёt, profesionistёt e shёndetit, polikёbёrёsit dhe media.
Gjatë javës së shkuar ISHP ka bërë thirrje për vaksinimin e të gjithë të lindurve në vitet ’80 – ’90 për fruthin dhe rubeolën pasi nuk i kanë bërë të dyja dozat e vaksinës në fëmijëri. Specialistja e ISHP-së Erida Nelaj ka thënë se “Çdo qendër shëndetësore do të ketë sasi vaksine fruth-rubeolë për të rriturit. Janë datëlindja ‘80-’90, por dhe më gjerë nëse nuk i kanë bërë të dyja dozat. Kjo në bashkëpunim me qendrën shëndetësore, duhet të komunikojnë me ta për të ditur në cilën ditë të javës do aplikojnë vaksinën”.
ISHP paralajmëron se shumё adoleshentё dhe individё tё rritur që kanё rrezik pёr t’u sёmurur, nuk janë të vetëdijshëm për sëmundjet që kërcënojnë shëndetin e tyre, si dhe pёr vaksinat që ata kanë nevojë për të siguruar mbrojtje të vazhdueshme. /m.g/