Çeçenia hap kampin e parë të internimit për personat LGBT që nga periudha e Hitlerit
Kryetari çeçen Ramzan Kadyrov jo vetëm që ka sponsorizuar sulme të drejtpërdrejta ndaj anëtarëve të komunitetit LGBT në republikën e tij por tashmë ka adaptuar dhe një plan si shpëtimin përfundimtar për çështjet e personave LGBT duke hapur kampin e parë të përqëndrimit në botë për minoritetet seksuale që nga hera e fundit kur Hitleri bëri të njëjtën gjë në vitin 1930, sipas gazetës investigative Novaya.
Qëllimi i kësaj përpjekjeje, sipas gazetareve Elena Milashina dhe Irina Gordiyenko është sprastrimi i rajonit çeçenik nga burra që “iu devijojnë” orientimeve seksuale tradicionale. Autoritetet kanë ngritur kampe internimi ku të burgosurit vriten ose detyrohen që të braktisin vendin.
Njëri prej të arratisurve, iu tregoi gazetareve Milashina dhe Gordiyenko se përpara se të burgosej në një prej këtyre kampeve, atij iu kërkua të paguante me mijëra rubla policinë çeçene ose përndryshe do të vritej. “Tani regjimi ka marrë masa më të ashpra duke i krijuar këto kampe përqëndrimi”, tregon një prej të shpëtuarve.
Një tjetër i burgosur shprehet se ai dhe shumë të tjerë u internuan në burgun sekret ku janë rrahur dhe iu është kërkuar që të tregojnë emrat e pjesëtarëve të tjerë të komunitetit gej. Gazeta “Novaya” dhe disa gazeta të tjera ruse raportuan javën e kaluar presione kundër personave gej në rajonin çeçen, por regjimi i Kadyrovit i hodhi poshtë të gjitha akuzat. Një prej replikave të tyre ishte “nëse do të kishte homoseksual në vendin tonë autoriteteve as do t’ju duhej të merreshin me këtë cështje, pasi do ishin familjarët e këtij komunitetit që do të merreshin me ta”. /k.m/
Burimi: Euromaidanpress