Gjermani: Prindërit apelojnë për të hequr mësuesin për shkak të orientimit seksual
Një grup prindërish myslimanë në Berlin, kanë kërcënuar se do të nisin peticionin për të larguar nga puna kujdestarin gej në një kopësht në Reinickendorf të Gjermanisë. Sipas gazetës gjermane Tagesspiegel prindërit ishin të shqetësuar për shkak të kontaktit fizik të edukatorit me fëmijët dhe se fëmijët shoqërohen për në tualet nga ky mësues.
“Për disa prej tyre, një mashkull gej është automatikisht dhe pedofil,” u shpreh kujdestari për gazetën Tagesspiegel.
Duke ndjekur protestat kundër pozicionit të tij të punës në kopësht, Tagesspiegel raporton se mësuesit iu shtrua kërkesa për transferim në një shkollë tjetër, por stafi drejtues i kopshtit doli në krah të mësuesit, duke iu dhënë prindërve rrugën mundësitë ose ta pranonin edukatorin ose mund t’i largonin fëmiëjt e tyre në një kopësht tjetër. Disa prindër deri tani i kanë hequr fëmijët e tyre nga ai kopësht.
Edhe senatorja social-demokrate për edukimin, Sandra Scheeres e mbështeti mësuesin gej.
“Ne nuk do ta tolerojmë më diskriminimin. Ne duam të rrisim numrin e kujdestarëve meshkuj në arsimimin parashkollor, në mënyrë që ata të shndërrohen në modele të rëndësisshme edukative për fëmijët,” shprehet Scheeres. Ajo shtoi se prindërit gjithnjë e më shumë po i shohin kujdestarët meshkuj me skepticizëm.
Ndërkohë në Twitter dhjetëra njerëz kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj mësuesit të ri me hashtag #Erzieher (mësuesi i kopshtit).
Ky rast ka hapur një diskutim publik mbi vështirësitë që kanë personat LGBT në punësimin në arsimin fillor dhe parauniversitar. /k.m/