Sapo Trump u betua, në faqen e Shtëpisë së Bardhë u zhduk çdo referencë për “ngrohjen globale”
Rreth orës 11:59 në bregun lindor të SHBA (ose përafërsisht orës 18.00 në Shqipëri) faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë kishte një informacion të zgjeruar mbi rrezikun e ndryshimit klimaterik dhe hapat që qeveria amerikane ka ndërmarrë për ta luftuar këtë rrezik. Ekzaktësisht në mesditë, në momentin më të parë që presidenti Donald Trump u betua si Presidenti i 45-të i SHBA, faqja e bashkë me të çdo referencë e ndryshimit klimaterik apo ngrohjes globale nuk ishte më, raporton Vice.
Eshtë në traditën amerikane tashmë që administrimi i faqes www.whitehouse.gov t’i kalojë administratës së re ekzaktësisht në mesditë, kur edhe presidenti i ri është betuar. Faqja e Shtëpisë së Bardhë, tashmë nën administrimin e Trump nuk ka më asnjë referencë rreth ngrohjes globale përvecse në një rubrikë ku presidenti i ri zotohet të shkatërrojë Planin e Presidentit Obama mbi klimën.
“Presidenti Trump është i vendosur të eliminojë politika të dëmshme dhe të panevojshme si Plani i Veprimit për Klimën dhe rregulloren për Ujërat në SHBA”, thuhet në faqen e re të Shtëpisë së Bardhë. Me një kërkim të thjeshtë, në këtë faqe nuk përmendet në asnjë vend termi “ngrohja globale”. / k.p./