Foto-reportazh/ Gratë shtatzëna në kampet e refugjatëve në Greqi
Temperaturat nën zero de kushtet e këqija të jetesës në kampet e refugjatëve në Greqi ia vështirësojnë shumë jetën refugjatëve. Nënat shtatzëna që jetojnë në këto kampe ëndërrojnë për një vend të sigurt ku të lindin foshnjat e tyre.
“Është një problem i madh të jesh shtatzënë ndërsa ka mbetur në Greqi, ne nuk mund të kthehemi në Afganistan dhe unë kam shumë frikë,” tha As’adi
![](http://historiaime.al/wp-content/uploads/2017/01/170dfbd8-600x400.jpg)
Në këtë foto të 2 janarit 2017, Naita As’adi, 22 vjeçe dhe 9 muajshe shtatzënë, një refugjate afgane nga Kabuli, mban afër vajzën e saj 5-vjeçare Aida, ndërsa pozon për një foto jashtë dhomës së saj në kampin e refugjatëve Oinofyta, Greqi. (AP Photo/Muhammed Muheisen)
“Nuk e dija se kishte diçka që nuk shkonte me shtatzëninë time, deri ditën kur u zgjova me hemorragji. Jam shumë e trishtuar, zemra më është thyer, kjo nuk do të kishte ndodhur nëse do të isha e rrethuar nga motrat e mia në Gjermani”, tha Askar.
![Në këtë foto të 9 janarit 2017, Rania Askar, 31 vjeçe, një refugjate siriane nga Deir el-Zour, e cila ka humbur foshnjën e saj në muajin e 6 të shtatzënisë, pozon për një foto me vajzën e saj 4 vjeçare Maya, Ritsona, Greqi. (AP Photo/Muhammed Muheisen)](http://historiaime.al/wp-content/uploads/2017/01/78957d6e-600x400.jpg)
Në këtë foto të 9 janarit 2017, Rania Askar, 31 vjeçe, një refugjate siriane nga Deir el-Zour, e cila ka humbur foshnjën e saj në muajin e 6 të shtatzënisë, pozon për një foto me vajzën e saj 4 vjeçare Maya, Ritsona, Greqi. (AP Photo/Muhammed Muheisen)
“Vuaj nga presioni i gjakut dhe jam diabetike, dua vetëm të kem një lindje të shëndetshme në Gjermani e rrethuar nga familja ime,” tha Batt.
![](http://historiaime.al/wp-content/uploads/2017/01/42e9f85b-e1484564709342-600x338.jpg)
Në këtë foto të 4 janar 2017, Maha Batt, 39-vjeçe dhe 6 muajshe shtatzënë, një refugjate siriane nga al-Hasaka, përqafon djalin e saj Mohammed, 10 vjeç ndërsa pozon për një foto pranë strehës së tyre, në një kamp refugjatësh në Ritsona, Greqi. Foto: Beta/ (AP Photo/Muhammed Muheisen)
“Ne u larguam nga shtëpia jonë në kërkim të një vendi të sigurt. Shpresoj që ndonjë vend europian do të na pranojë dhe nuk do të qëndrojmë në këtë kamp,” tha Rashid.
![Në këtë foto të 11 janarit 2017, Suzan Ahmad, 15-vjeçe dhe 5 muajshe shtatzënë, një refugjate siriane nga al-Hasaka, pozon për një foto jashtë strehës në kampin e refugjatëve Ritsona, Greqi. (AP Photo/Muhammed Muheisen)](http://historiaime.al/wp-content/uploads/2017/01/67f6a80b-e1484564974666-600x343.jpg)
Në këtë foto të 11 janarit 2017, Suzan Ahmad, 15-vjeçe dhe 5 muajshe shtatzënë, një refugjate siriane nga al-Hasaka, pozon për një foto jashtë strehës në kampin e refugjatëve Ritsona, Greqi. (AP Photo/Muhammed Muheisen)
“Dua vetëm të largohem nga ky kamp dhe të shkoj në Gjermani dhe të jetoj me motrat e mia. Është ftohtë dhe nuk mund ta imagjinoj ta lind fëmijën tim të parë në këtë mjedis,” tha Haji Murad.
![Në këtë foto të 7 janarit 2017, Khanem Haji Murad, 20 vjeçe dhe 9 muajshe shtatzënë, një refugjate siriane nga Kobani, pozon për një foto jashtë strehës në kampin e refugjatëve Ritsona, Greqi. Foto: (AP Photo/Muhammed Muheisen)](http://historiaime.al/wp-content/uploads/2017/01/93cdd21d-600x400.jpg)
Në këtë foto të 7 janarit 2017, Khanem Haji Murad, 20 vjeçe dhe 9 muajshe shtatzënë, një refugjate siriane nga Kobani, pozon për një foto jashtë strehës në kampin e refugjatëve Ritsona, Greqi. Foto: (AP Photo/Muhammed Muheisen)
“Situata jonë në Greqi është shumë e keqe, askush nuk po na kushton vëmendje, jemi të braktisur këtu. Uroj që dikush të na ndihmojë,” tha Bahjat.
![Në këtë foto të 1 janarit 2017, Sa’da Bahjat, 20 vjeçe dhe 9 muajshe shtatzënë, një refugjate siriane nga al-Hasaka, mban vajzën e saj Yamoor, 11 muajshe, ndërsa pozon për një foto nga kampi Ritsona në Greqi. (AP Photo/Muhammed Muheisen)](http://historiaime.al/wp-content/uploads/2017/01/aa57ecae-600x400.jpg)
Në këtë foto të 1 janarit 2017, Sa’da Bahjat, 20 vjeçe dhe 9 muajshe shtatzënë, një refugjate siriane nga al-Hasaka, mban vajzën e saj Yamoor, 11 muajshe, ndërsa pozon për një foto nga kampi Ritsona në Greqi. (AP Photo/Muhammed Muheisen)
“Kur u larguam nga Siria pasi shtëpia jonë u shkatërrua, po shpresonim të gjenim një vend të ri të sigurt, por ëndrrat tona janë varrosur këtu në Greqi, pasi kemi ngecur. Dua të shkoj në Gjermani dhe të kem një jetë më të mirë për familjen time,” tha Daoud
![Në këtë foto të 29 dhjetorit 2016, Shireen Daoud, 25 vjeçe dhe 3 muajshe shtatzënë, një refugjate siriane nga al-Hasaka, mban në duar djalin e saj Herman 2 vjeç, ndërsa pozon për një foto në kampin e mbuluar nga dëbora në Ritsona, Greqi. (AP Photo/Muhammed Muheisen)](http://historiaime.al/wp-content/uploads/2017/01/aca2dedb-600x400.jpg)
Në këtë foto të 29 dhjetorit 2016, Shireen Daoud, 25 vjeçe dhe 3 muajshe shtatzënë, një refugjate siriane nga al-Hasaka, mban në duar djalin e saj Herman 2 vjeç, ndërsa pozon për një foto në kampin e mbuluar nga dëbora në Ritsona, Greqi. (AP Photo/Muhammed Muheisen)
“Asgjë nuk kishte mbetur për neve në Deir el-Zour. Qëndruam deri në fund dhe nuk patëm asnjë mundësi veçse të largohemi dhe të jemi të sigurt, ose të qëndronim dhe të vdisnim. Do të doja që të na linin të lëviznim në çdo vend që na mirëpret”, tha al-Rakad
![Në këtë foto të 1 janarit 2017, Zubaida al-Rakad, 35 vjeçe dhe 7 muajshe shtatzënë, një refugjate siriane nga Deir el-Zour, mban djalin e saj Osama, 18 muajsh, ndërsa pozon për një foto në kampin e mbuluar nga dëbora në Ritsona, Greqi. (AP Photo/Muhammed Muheisen)](http://historiaime.al/wp-content/uploads/2017/01/ef557241-600x400.jpg)
Në këtë foto të 1 janarit 2017, Zubaida al-Rakad, 35 vjeçe dhe 7 muajshe shtatzënë, një refugjate siriane nga Deir el-Zour, mban djalin e saj Osama, 18 muajsh, ndërsa pozon për një foto në kampin e mbuluar nga dëbora në Ritsona, Greqi. (AP Photo/Muhammed Muheisen)
/Reporter.al
/l.k./