Çfarë ndodh nëse hiqen meshkujt nga këto foto?
Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për barazi gjinore ndërmjet burrave dhe grave në vendin e punës, ende shumë profesione dominohen nga meshkujt. Duke iu bashkuar këtyre përpjekjeve, revista ndërkombëtare ELLE ka nisur fushatën #MoreWomen (më shumë gra).
Për të nxjerrë në pah pabarazinë gjinore në botën e politikës, ELLE UK ka hequr të gjithë burrat në disa fotografi të politikanëve dhe rezultati nuk është fort i bukur.
“Ne duam të ndryshojmë stereotipin se gratë ‘fusin në gropë’ njera – tjetrën dhe të forcojmë historinë se gratë në pozita të fuqishme vazhdojnë të mbështesin njera – tjetrën pasi kjo është injoruar vazhdimisht”, thuhet në faqen e #MoreWomen. /m.g/
Foto: ELLE UK