U ndava nga burri dhe dola hapur si lezbike- mund ti humbas fëmijët?
Një grua pyet avokatin: “U martova me burrin tim para 10 vjetësh dhe kemi tre fëmijë. Tani po ndahemi. Gjatë vitit të kaluar, unë kuptova se jam lezbike dhe kam filluar të dal me një grua. Ndryshon gjë ky fakt në divorcin tim? A mundet burri im të fitojë kujdestarinë e fëmijëve tanë dhe të më ndalojë mua të kujdesem për ta? Jam shumë e shqetësuar se ai mund ta përdorë kundër meje faktin që jam gej.”
Ai përgjigjet: “Nevojat e fëmijëve janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, kur marrëveshjet për kujdesin e tyre e tyre bëhen pasi prindërit ndahen. Pavarësisht nëse ju ose burri juaj keni marrëdhënie heteroseksuale ose të të njëjtit seks, gjëja më e rëndësishme është interesi më i mirë e fëmijëve.
“Çështja kryesore për të dy ju si prindër është nëse ju mund ti plotësoni nevojat emocionale dhe fizike të fëmijëve tuaj tani e tutje.
Një pikënisje e mirë do të ishte të shihet nëse ju dhe burri juaj mund të bini dakord në marrëveshjet për fëmijët tuaj. Nëse keni fëmijë më të rritur, mund të merren parasysh edhe dëshirat dhe ndjenjat e tyre. Ndërmjetësimi është një mënyrë me të vërtetë konstruktive për ta bërë këtë, dhe ka tendencë të zhvillohet në një mjedis neutral.
“Nëse ju nuk mund të arrini një marrëveshje, atëherë mund të keni nevojë për ndihmën tonë – flisni me një nga ekspertët tanë të Kodit Familjar.
“Gjykatësi me shumë gjasa do të marrë një pamje praktike mbi atë që është më e mira për fëmijët, gjithashtu duke marrë parasysh se cilat janë nevojat dhe dëshirat e tyre. Gjykatësi gjithashtu do të dojë të dijë diçka në lidhje me marrëdhënien tuaj të re, dhe në mënyrë të veçantë se si ja keni shpjeguar marrëdhënien tuaj fëmijëve dhe çfarë përfshirje partnerja juaj e re do të ketë në jetën e tyre. Kjo vlen edhe për burrin tuaj.
“Lajmi i mirë është se qëndrimet sociale ndaj marrëdhënieve të të njëjtit seks kanë evoluar dhe në ditët e sotme fëmijët janë shumë pranues dhe mirëkuptues. Kuptohet, fëmijët tuaj mund të ndjehen të shqetësuar, kur ju apo bashkëshorti juaj filloni një marrëdhënie të re, prandaj është e rëndësishme mënyra se si e shpjegoni këtë marëdhënie për ta dhe gradualisht të shpjegoni konceptin dhe prezantoni partneren tuaj të re.
Ajo që është kryesore është që fëmijët të kuptojnë se janë ende të dashur, dhe se mbeten përparësia juaj dhe se partnerja juaj e re ju mbështet dhe është aty për të mbështetur edhe ata./A.A.