Fjalimi i fuqishëm i Madonnës se si është të jesh grua në industrinë e muzikës
Madonna mbajti një fjalim të sinqertë dhe të hapur në lidhje me vështirësitë që ajo ka hasur gjatë karrierës së saj në një event të Billboard Women in Music.
Duke pranuar çmimin e Gruaja e Vitit të Billboard, Madonna foli për seksizmin, mizogjininë dhe abuzimin që ka hasur gjatë viteve.
“Po qëndroj para jush si një rrugicë ku fshihen këmbët. Oh, dua të them si një argëtuese femër,” tha ajo.
“Faleminderit që njohët aftësinë time për të vazhduar karrierën për 34 vjet pavarësisht seksizmit flagrant dhe mizogjinisë, ngacmimit të vazhdueshëm dhe abuzimit të pamëshirshëm.”
Ajo vuri në dukje se, më herët në karrierën e saj, David Bowie u bë një idhull për të, sepse ai refuzoi të pajtohej me standardet tradicionale të gjinisë – por shpejt e kuptoi se duke qenë grua, ajo nuk ishte në gjendje të ndiqte këtë shembull dhe të merrte të njëjtin trajtim.
“Ai mishëroi shpirtin mashkullor dhe femëror dhe kjo më përshtatej shumë,” tha ajo. “Ai më bëri të mendoja se nuk kishte rregulla. Por gabohesha. Nuk ka rregulla -nëse je djalë. Ka rregulla nëse je vajzë.
“Princi dilte në skenë i veshur me rrjeta, taka të larta, të kuq buzësh dhe me prapanicën sheshit … është e vërtetë. Por ai ishte burrë,” shtoi ajo. “Kjo ishte hera e parë që kuptova me të vërtetë që gratë nuk kanë të njëjtën liri si burrat.
“Juve ju lejohet të jeni të lezetshme, të bukura dhe seksi. Por mos veproni në mënyrë të zgjuar. Mos kini një opinion që nuk është në përputhje me status quo-në. Ju keni të drejtë të objektifikoheni nga burrat dhe të visheni si kurva, por mos e zotëroni kurvllëkun tuaj. Dhe mos, po e përsëris, mos ndani fantazitë tuaja seksuale me botën.
“Jini ato që burrat duan që ju të jeni, por më e rëndësishmja, jini ato që gratë ndjehen rehat që ju të jeni rreth burrave të tjerë. Dhe më në fund, mos u plakni. Sepse të plakesh është mëkat. Do të kritikoheni dhe poshtëroheni, dhe në asnjë mënyrë këngët tuaja nuk do dëgjohen në radio. ”
“Njerëzit thonë se unë jam shumë kontroversiale. Por unë mendoj se gjëja më kontroversiale që kam bërë ndonjëherë, është që kam rezistuar.”
Në mënyrë tipike për Madonnën, ajo e mbylli fjalën e saj me një mesazh për urryesit.
“Për ata që dyshojnë, për pesimistët dhe të gjithë ata që ma kanë nxirë jetën dhe kanë thënë që unë nuk mund, që nuk do apo nuk duhet – rezistenca juaj më ka bërë më të fortë, më bëri të eci përpara, më bëri luftëtaren që jam sot,” tha ajo. “Më bëri gruan që jam sot. Pra, faleminderit.”/A.A.