Gruaja nga Arabia Saudite u arrestua nga policia e moralit sepse doli në rrugë pa hijab
Një grua që ka marrë kërcënime me vdekje pasi doli në rrugë pa shaminë e saj të kokës në Arabinë Saudite është arrestuar dhe tani përballet me rrezikun e goditjeve me kamzhik.
Gruaja, e cila është identifikuar si Malak Al Shehri, ka shpërndarë një fotografi të veten pa hixhab apo abaya – një mbulesë tradicionale që mbulon trupin – në një rrugë në kryeqytetin e Rijadit.
Vendi ultra-konservator mysliman zbaton një kod të rreptë veshjeje për gratë në publik, i ka ndaluar atyre që ti japin makinës dhe ndalon përzierjen e gjinive.
Gazeta në gjuhën Arabe al-Sharq tha se gruaja u arrestua pasi u parashtrua një ankesë nga policia fetare.
“Oficerët e policisë kanë arrestuar një vajzë pasi ajo hoqi abaya-n e saj në rrugën al-Tahliya, duke zbatuar një sfidë që njoftoi në rrjetet sociale disa ditë më parë,” tha Kolonel Fawaz al-Maiman, një zëdhënës i policisë sëRijadit.
Për gruan ka patur thirrje për ekzekutim pasi ajo është fotografuar e veshur me një xhaketë të zezë, fustan të kuq dhe çizme.
Postimi ka tërhequr reagimin e disa sauditëve.
Një mesazh abuzues thoshte si vijon: “Dënimi më i vogël për të është ti pritet koka.”
Një tjetër shkroi: “Vriteni dhe trupin e saj hidhjani qenve’, ndërsa njëri prej tyre tha ‘duam gjak’ pasi fotografia u bë virale.
Pas lajmit të arrestimit të saj, një përdorues i Twitter-it ka thënë: “Ne kërkojmë dënimin maksimal, sepse shteti ka rregulla dhee ajo nuk i ka respektuar.”
Pavarësisht kërcënimeve, përdorues të tjerë të mediave sociale lavdëruan gruan për trimërinë e saj dhe shprehën mbështetjen e tyre.
Një person, i cili poston nën emrin @MajedAbboud, ka shkruar: “Unë jam i mrekulluar nga guximi dhe forca e grave saudite’.
Farah Aqqad shtoi: “Ka ardhur koha për të protestuar kundër burgut diskriminues të abaya-s ndaj grave #shout_for_freedom ‘.
Një tjetër shkroi: ‘Vajza më trime në botë … shpresoj të jetë në rregull’, ndërsa një tjetër e krahasoi me një Rosa Parks të kohëve moderne.
Të gjitha gratë në Arabinë Saudite – vendase dhe të huaja – janë të detyruara me ligj të veshin një abaya – e cila është një veshje tradicionale që mbulon komplet trupin.
Gratë muslimane duhet të veshin shami – ose hixhabin – por të huajat nuk kanë nevojë ta veshin.
Fytyra nuk ka nevojë të jetë e mbuluar, por disa zgjedhin të veshin burka të plotë./A.A.