Thirrje për internship, Civil Rights Defenders
Thirrje për Internship
Pozicioni: Praktikant/e (Intern)
Vendndodhja: Tiranë
Kohëzgjatja: 3 – 6 muaj
Nisja e internshipit: java e dytë e Nëntorit
Civil Rights Defenders, një OJF suedeze me zyrë në Shqipëri, është në kërkim të një praktikanti/e në zyrë për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur. I hapur për ata që duan të angazhohen në përparimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Detyrat:
* Të monitorojë lajmet dhe të kryejë kërkim në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
* Të raportojë mbi organizatat e të drejtave të njeriut apo çështje të të drejtave të njeriut.
* Të shkruajë raporte të përmbledhura dhe të hartojë raporte mbi çështjet e të drejtave të njeriut.
* Të ndihmojë në planifikim dhe të organizojë veprimtari dhe evente.
Aftësitë dhe përvoja e nevojshme
* Të jetë e/i interesuar në çështjet e të drejtave të njeriut
* Të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm
* Aftësi dhe përvojë në kërkim
* Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi
* Niveli mirë i gjuhës angleze
* Aftësi për të punuar me nismën e vet dhe të përmbushur afatet
* Përvoja e punës në një organizatë për të drejtat e njeriut apo në fushata në çështje të të drejtave të njeriut përbën avantazh
Çfarë ofrojmë ne?
* Një përvojë internshipi me një organizatë ndërkombëtare me reputacion të lartë nga 3 deri në 6 muaj
* Mundësia për të mësuar mbi të drejtat e njeriut dhe organizuar evente
* Pjesëmarrje në konferenca dhe evente në Shqipëridhe sipas rastit në Ballkanin Perëndimor
* Një mjedis miqësor pune
* Mbulim të shpenzimeve e transportit urban në Tiranë
Si të aplikoni?
Dërgoni CV dhe një letër motivimi (të dyja në anglisht) para datës 23 Tetor 2016 në adresën: