Ndahet nga jeta Gilman Bakalli
Gilman Bakalli ka ndërruar jetë sot, pasi është prekur nga një leuçemi akute. Bakalli është një nga personalitetet e filiologjisë në Shqipëri. Ai studioi në Universitetin e Graz-it në Austri. Pasi u përfshi përkohësisht në politikë në vitin 2005 si deputet i Partisë Demokratike, ai u nda shpejt prej saj. Jeta e tij akademike ishte shumë e pasur. Ai ishte një përkthyes i shkëlqyer, publicist i njohur, pedagog i Universitetit Europian të Tiranës dhe një zë i fortë kundër diskriminimit ndaj komunitetit LGBTI. Ai ishte një mik i këtij komuniteti dhe për këtë arsye në vitin 2014 mori çmimin “Aleati i Vitit”. Historia ime dhe Pro LGBT i shprehin familjes ngushëllimet më të sinqerta./A.A.