Ngjarje e rëndë në Dibër, babai përdhunon vajzën 15-vjeçare
Një tjetër ngjarje e rëndë ka prekur opinionin publik shqiptar. Një baba ka përdhunuar vajzën e tij 15-vjeçare në zonën e Kastrotit në Bashkinë e Dibrës. Ngjarja është zbuluar nga vetë vajza e cila ka dëshmuar se është përdhunuar nga i ati në mes të pyllit.
“Paradite isha me babanë në Peshkopi. Kishim dalë për të blerë ushqime e mallra të tjera për shtëpinë tonë. Babai i tha shoferit ta ndalonte mjetin diku tjetër, në një vend ku ne nuk ndalonim asnjëherë. Sapo zbritëm, i thashë babait se na ke ndaluar keq. Ai tha ec se e di unë këtë punë. Sapo u futëm në pyll babai me futi duart në fyt, më rrëzoi përtokë, më hoqi rrobat dhe më përdhunoi. Bërtita sa fuqi kisha, por nuk më dëgjoi njeri”, shkruan Panorama për dëshminë e vajzës.
Pas 12 orësh kërkim, Policia e Dibrës arrestoi Guri Përgjegjin i cili e quajti akuzën si “puç” i vajzës dhe bashkëshortes së tij. Por ekspertiza mjeko-ligjore e hodhi poshtë këtë pretendim dhe konfirmoi se vajza ishte dhunuar dhe përdhunuar nga i ati.
Për ngjarjen makabre ka dëshmuar edhe bashkëshortja e Përgjegjit e cila është shprehur se “Guri është kthyer nga Greqia tre muaj më parë. Kishte ndryshuar totalisht. Sa herë hynte në shtëpi e prekte vajzën në gjoks. Madje e fyente: ‘Ti do të bëhesh k*rvë”, shkruan Panorama.
/m.g/