Refuzohet nga çiftet heteroseksuale se është “shumë i zi dhe i shëmtuar”
“Ka lëkurë shumë të errët dhe është i shëmtuar”. Tre çifte heteroseksuale e kishin “refuzuar” me kët. arsye trishtuese.
Paulo (jo emri i tij i vërtetë, sigurisht), i cili tani është 5 vjeç, ishte që dy vjeç në jetimoren e një qyteti të vogël në Brazil (vend në të cilin është i mundur adoptimi nga çiftet e të njëjtës gjini). Por gjykata e Rio de Janeiro-s deshi ti jepte edhe një mundësi të katërt vogëlushit.
Gilberto dhe Rodrigo, një çift gej brazilian, shkuan në një një jetimore për të takuar Paolon. Pas disa minutash, të tre fillojnë të luajnë me orë të tëra:
“Zemrat tona ishin të mbushura me shpresë – shpjegojnë dy partnerët – dhe më pas shpërthyem në lot gëzimi kur po hynim në shtëpi.”
Historia e Paolos është shumë pikëlluese dhe në jetimore përfundoi për shkak se prindërit e tij biologjikë ishin të dy të alkolizuar. Kur i vdiq e ëma, i ati nuk e donte. Familja e parë që e adoptoi e keqtrajtonte, dhe pas një ankese të fqinjëve, Paolo u kthyer në një tjetër jetimore në Capelinha, në shtetin e Minas Gerais.
Edhe tre çifte të tjera më pas: dy të parët e refuzuan, sepse ishte “shumë i zi”, dhe çifti i fundit për shkak se ishte i “shëmtuar”.
“Paolo është tani në jetën tonë”, – tregojnë Gilberto dhe Rodrigo – “Ai është në parashkollor, ndjek kurse të notit dhe bën palestër dhe, na besoni, sot nuk mund të ishte më i lumtur … Ne lëshojmë këto deklarata dhe mundësinë për të publikuar fotot tona për të treguar jetën tonë të përditshme. Ne jemi një familje normale, dy baballarë me djalin e tyre, dy mace dhe qenin tonë që Paolo e do shumë.”
Ata shtojnë se vogëlushi, ditën e parë kur hyri në dhomën e tij të re, pa përreth i entuziasmuar dhe i habitur, sepse nuk mund të besonte se ajo dhomë me aq shumë ngjyra dhe e rehatshme ishte përgatitur enkas për të.
Ky është një nga shumë episodet e ngjashme që ndodhin çdo ditë në shumë pjesë të botës dhe që sot ne donim ta kujtonim që të qëndrojmë pranë atyre që luftojnë diskriminimin jo vetëm kundër gejve, të cilët shpesh konsiderohen si të padenjë për rritjen e fëmijëve, por edhe kundër njerëzve me ngjyrë që ende në vitin 2016 janë viktima të racizmit./A.A.