Për Mamin, nga Unë!
Shkruar nga: Entela Ndrevataj
E dashur mami,
Nuk më pëlqen që ti ngrihesh e para në mëngjes dhe lan enët e darkës, dhe pastaj bëhesh gati për punë!
Nuk kam dëshirë të dëgjoj ankesa se nuk e ke bërë mirë darkën, kur në fakt ti e nise atë pak minuta pasi u ktheve nga puna!
Nuk më pëlqen fakti që të skuqet fytyra përpara mysafirëve sa herë u serviret një gotë që reflekton ndonjë njollë apo shenjë!
Trishtohem sa herë ti hekuros rrobat e gjithë familjes! Nuk më pëlqen fakti se ti blen më shumë detergjentë sesa rroba për veten!
Nuk është e drejtë që ti i quan punë “grash” mirëmbajtjen e shtëpisë! Nuk është e drejtë që ke mbajtur mbi shpinë barrën e edukimin të fëmijëve!
Nuk më pëlqen fakti që ti ke turp të flasësh për seksin! Nuk do doja që ti të gatuaje e vetme për Vitin e Ri! Do doja ta pëlqeje bashkëjetesën!
Nuk më pëlqen që u kthen përgjigje njerëzve kur të pyesin se ku ishe! Nuk më pëlqen kur vendimet e rëndësishme ia lë babit!
Nuk më pëlqen që paguhesh pak! Nuk më pëlqen që bie e fundit në gjumë! Nuk më pëlqen kur thua “Ai është djalë”!
Më inatos fakti që ti zemërohesh më shumë me mua se me vëllain, pse kaloj shumë kohë në telefon! Nuk më pëlqen që kam kaq shumë fjali që nisin me “Nuk më pëlqen..”!
Më vjen keq sepse gjithmonë pritet nga ti t’i kryesh këto detyra, dhe askush nuk pyet nëse mundesh!
Më fal mami që nuk merr respektin e merituar!
Me shumë dashuri,
Unë./A.A.