Turqia i kërkon Kosovës të arrestojë gazetarin për 2 postime në “Facebook”
Ambasada turke në Prishtinë i ka dërguar një letër ministrisë së Jashtme të Kosovës ku i bën thirrje që të marrë masa ndaj komenteve të një gazetari.
Bëhet fjalë për Berat Buzhalën, drejtues i portalit Express.al, i njohur për komentet e tij satirike.
Më 15 korrik, disa orë pas lajmit për puçin ushtarak në Turqi, Buzhala ka bërë një postim në profilin e në Facebook ku shkruhej:
“I ftoj qytetarët e Kosovës që po gjenden me pushime në Turqi të rreshtohen me ushtrinë”, ky koment është bërë me shenjat emoticon, gjë që tregon se komenti nuk ishte serioz.
“Ky është grusht shteti më i rëndë që nga ardhja e Facecookut”, ka thënë Buzhala, në një tjetër postim të tij.
“Ministria duhet të sigurojë se hapat e nevojshëm do të ndërmerren për këtë person në përputhje me ligjin”, shkruhet në letrën e dërguar nga ambasada turke ku më tej saktësohet se komentet që bëjnë thirrje për veprime kriminale dënohen me 6 muaj deri në 5 vjet burg.
Gazetari Buzhala ka thënë se nuk është në dijeni të letrës që i është dërguar ambasadës, por ka parë një fushatë agresive kundër tij nga uebsajtet islamike të cilat kërkojnë që ai të arrestohet.
“Kjo demonstron arrogancën e Qeverisë turke ndaj vendeve të vogla siç është Kosova, duke dëshiruar t’i detyrojë ata të nënshtrohen politikisht dhe në gjyqësi, përveç nënshtrimit ekonomik. Është e paimagjinueshme se si një Qeveri e huaj bën një kërkesë të tillë për shkak të komenteve satirike,” tha Buzhala.
/l.k./
Foto: Letra dërguar Ministrisë së Jashtme të Kosovës nga ambasada turke: