“Arsyet pse gratë fajësohen për aktin e përdhunimit” (FOTO)
Yana Mazurveck nga Bjellorusia, por që jeton në SHBA, ka realizuar një fotosesion pas rastit të përdhunimit në Universitetin e Stanfordit ku përdhunuesi u dënua me vetëm gjashtë muaj burgim.
Në fotografitë e saj shihen disa gra duke mbajtur një pankartë në dorë të mbuluara me ngjyra dhe në prapavijë vihen re disa duar që e prekin pa dëshirë.
“Bluza ime ishte shumë e shkurtër”, “Duhet ta dija që do të ndodhte”, “Është faji im. Isha e dehur” dhe “Isha më miqësore se sa duhet”, shkruhet në pankartat e tyre.
E inspiruar nga dënimi i ulët që gjykata vendosi ndaj studentit Brock Allen Turner pasi përdhunoi një vajzë e cila ishte e dehur dhe pa ndjenja, Mazurveck u prek shumë edhe nga letra që viktima ia kishte shkruar atij.
Më poshtë mund t’i shikoni disa nga fotografitë e realizuara nga Mazurveck./A.A.
- “Duhet ta dija që do të ndodhte”
- “Është faji im. Isha e dehur”
- “Isha më miqësore se sa duhet”
- “Duhet të di se si ta mbroj veten”
- “Nuk duhet të kisha dalë vetëm”
- “Nuk mund ti them JO të dashurit tim”
- “Nuk duhet ta kisha lënë pijen time vetëm”