Sulmet terroriste në Stamboll, 41 të vdekur dhe mbi 230 të plagosur
Sulmet terroriste në aeroportin e Stambollit kanë shkaktuar deri tani 41 të vdekur dhe mbi 230 të plagosur. Sipas raportimeve zyrtare, të paktën 13 nga viktimat janë shtetas të huaj.
Tre kamikazët kanë hapur fillimisht zjarr mbi njerëz të rastësishëm në hyrje të terminalit dhe më pas kanë hedhur veten në erë.
Deri tani asnjë nga grupet terroriste nuk e ka marrë përsipër sulmin, por kryeministri turk ka bërë përgjegjës ISIS.
Aeroporti “Ataturk” është më i madhi në Turqi dhe i treti më i frekuentuar në Evropë. /m.g
Foto Associated Press