“Ne do t’i shpëtojmë këta lumenj dhe do ta bëjmë duke ia kaluar mirë” (VIDEO)
Kjo është një nga videot e realizuara në Shqipëri nga aktivistët e “Balkan Rivers Tour“. Grupi i kajakistëve nga shtete të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës që përshkruan 17 lumenj në 6 shtete, për të rritur ndërgjegjësimin mbi vlerat e lumenjve dhe kërcënimin që i vjen nga ndërtimi i digave të hidrocentraleve.
Aktivistët e nisur nga Sllovenia, arritën pak ditë më parë në etapën e fundit të turit, në lumenjtë e Shqipërisë. Qëndrimi 7 ditor në vendin tonë u finalizua me protestën e 20 majit përpara Kryeministrisë ku u bashkuan dhe ambjentalistë e qytetarë shqiptarë.
Protesta e aktivistëve mjedisorë më 20 maj/ Foto: “Balkan Rivers Tour”
“Mendoj se kemi bërë diçka të mirë, por ky është thjesht fillimi i diçkaje shumë më të madhe. Deri sa njerëzit të na mbështesin, jam i bindur me çdo qelizë të trupit tim që ne do i shpëtojmë këta lumenj. Dhe do ja kalojmë shumë mirë duke e bërë këtë”, ka thënë ish-atleti olimpik Rok Rozman, gjatë protestës përpara Kryeministrisë në Tiranë.
Video:
/l.k./