Çifti ftoi në dasëm Obama-t dhe mori një përgjigje mbresëlënëse
Pasi u tepruan disa ftesa të dasmës, Chelsea Roden dhe Lisa Hirshpek, në vend që ti hidhnin poshtë ato, menduan se do të ishte bukur që të ftonin çiftin Obama të cilët kanë folur në favor dhe kanë mbështetur martesat e të njëjtit seks që nga viti 2013.
Chelsea, e cila është nga Shtetet e Bashkuara, dhe partnerja e saj Lisa, nga Gjermania, u takuan në vitin 2011 dhe në atë kohë për shkak se jetonin në vende të ndryshme, martesa ishte gjëja e fundit në mendjen e tyre.
Megjithatë, ndërkohë që marrëdhënia e tyre rritej dhe debati i barazisë martesore intensifikohej, ato filluan të diskutonin mbi këtë temë.
“Kam pasur shumë politikë në mendje… dhe ndjehesha super mirënjohëse për të gjitha ndryshimet në vendin tonë që e bën martesën tonë ndërkombëtare të të njëjtit seks edhe më të mundshme”, ka thënë Chelsea për A-Plus.
“Kur filluam lidhjen në vitin 2011, martesa ishte gjëja e fundit që kishim në mendje- pjesërisht për shkak se ishim 18 vjeç dhe jetonim në vende të ndryshme, por edhe për shkak se ideja e martesës mes të njëjtit seks ishte ende shumë e re.”
Duke mos pritur përgjigje, Chelsea tha se ftesa përfshinte një shënim të shkruar me dorë duke falenderuar çiftin e parë për punën që kanë bërë për komunitetin LGBT.
Disa javë më vonë, Chelsea mori një letër me postë në adresë të saj dhe partneres së saj, Lisa, nga Shtëpia e Bardhë.
Në letër shkruhej: “Urime në ditën tuaj të dasmës. Qoftë i bekuar ky moment me dashuri, të qeshura, dhe lumturi. Ne ju urojmë gjithë të mirat ndërkohë që ju filloni udhëtimin tuaj së bashku, dhe shpresojmë që lidhja juaj të forcohet me kalimin e çdo viti.”
Ajo ishte e nënshkruar nga Presidenti dhe Zonja e Parë.
Chelsea shtoi: “Kjo ishte një gjë me të vërtetë e ëmbël. Unë mendoj se duhet patjetër ta vemë në kornizë ose në një album fotosh dhe bëri shaka – ” ‘ose tek dokumentet tona për vizën e Lisës!
Çifti tani mezi po pret të martohet dhe që Amerika të pranojë familjet LGBT./A.A.