Video/ Tre javët e “Revolucionit shumëngjyrësh” në Maqedoni
Prej tre javësh vazhdojnë tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë në Maqedoni. Aktivistët e kanë quajtur këtë valë protestash “Revolucioni shumëngjyrësh”, duke hedhur bojë mbi monumentet dhe ndërtesat e institucioneve shterërore. Protestat kanë filluar pasi Presidenti Gjorge Ivanonv amnistoi rreth 50 zyrtarë e politikanë të implikuar në skandalin e korrupsionit dhe përgjimeve vitin e kaluar.
Mijëra njerëz të moshave dhe etnive të ndryshme janë bashkuar në revoltën ndaj liderëve të tyre politik. Presidenti Ivanov ka deklaruar se po i shërben interesave të shtetit dhe nuk do të tëhiqet nga vendimi për amnistinë e zyrtarëve. Ndërkohë “Revolucioni shumëngjyrësh vazhdon”…
Përmbledhje e “Revolucionit Shumëngjyrësh” në Maqedoni/ Video: Radio Evropa e Lirë
/l.k./