Qytetarët që nuk duan të dinë se çfarë dhe kush është Shullazi
Pse qytetarët e zakonshëm nuk duan të dinë se çfarë dhe kush është Shullazi?
Për 99 përqind të popullsisë shqiptarë Shullazi rrezik nuk perceptohet fare si një njeri, më shumë se një problem për policinë, për deputetët që akuzojnë njëri tjetrin për lidhje me të, apo për ata biznesmenë që sipas gjasave qënkan kërcënuar, e më tej edhe si një problem për politikën që qënkërka e gjytur me favore, apo indiferencë me këtë njeri.
Pyesni një grua apo burrë të zakonshëm në këtë vend nëse i intereson se çfarë është Shullazi, njeri a sistem, burrë a kompani, politikan a kriminel, hero a viktimë, etj.
Pyesni një të ri shpiptar sot, një të re, një të moshuar apo një njeri çfarëdo! Pyeteni dhe kuptoni nëse Shullazi është çështje në jetën e tyre, apo jo!
Nuk është as çështje, as shqetësim për 99 përqind të shqiptarëve ky Shullazi. Dhe e dini pse?
Shullazi as nuk u paguan faturat, as nuk u vjedh dritat a ujin, as nuk i kërcënon me jetë, as nuk ua zgjidh problemet me punësimin, as nuk i kërcënon me jetë, as nuk u shet me zor drogë, as nuk u kërkon llogari se ku e çojnë shqiptarët pensionin, 300 mijë lekëshin e rrogës, as nuk u thotë si dhe ku ti arsimojnë fëmijët, sa te paguajnë e sa te sakrifikojnë për këtë, etj.
Shullazi, është ekskluzivisht një problem për politikën, por jo detyrimisht për qytetarët!
Qytetarët as nuk duan ta kuptojnë me detaje pse ky njeri paska lëvizur i lirë, paska krijuar pasuri, e paska kërcënuar elitën financiare dhe politike të vendit pa as më të voglin problem!
Madje madje, nuk është çudi që shumë qytetarë të ndihen edhe të kënaqur që një njeri si ky, Shullazi, paska guximin të bëjë atë që 99 përqind e këtij vendi nuk e bën dot as me elitën financiare as me elitën politike: tu verë atyre këmbët në një këpucë!
Si asnjëherë tjetër në historinë tonë, jemi përballë faktit që edhe elita ekonomike e financiare edhe elita politike kërkojnë të na imponojnë Shullazin, si një çështje kombëtare! Problem eshte politika, ceshtje kombetare eshte fakti si kjo politike e kjo elite e korruptuar financiare vendosin pa na pyetur e shqetesohen kur nje Shullaz u vendos qyten e pistoletes ne koke!
Nuk është ai pra, as problem kombëtar, as aspiratë kombëtare, e për atë punë, as sëkëlldi e qytetarëve në përditshmërinë e tyre.
Shullazi është një problem ekskluziv i atyre që janë pasuruar në kurrizin e 99 përqind të shqiptarëve e që sipas gjasave disa prej tyre u është dashur të paguajnë gjoba; i atyre që kanë marrë vota në emër të 99 përqind të shqiptarëve me premtime e pastërti si kristali, mirëpo që qënkan kryekëput të përfshirë në historitë e këtij Shullazit; është sigurisht edhe problem i asaj klase të drejtësisë që shërbejnë si maja për të ngjitur e për tu pjekur më mirë shfrytëzimi i njerëzve përmes korrupsionit e pushtetit.
140 deputetët e atij Kuvendi, që sot debatonin me Berishën për armët e për Shullazët, përfshirë miqtë e tyre në Drejtësi, janë ata 1 përqindëshi i këtij vendi që duhet të shqetësohen nga Shullazi.
Por jo ne, 99 përqindshi tjetër!
/k. pinderi/