Transgjinorja ‘përdhunohet 2000 herë’ në një burg burrash
Një grua transgjinore ka folur për “ferrin në tokë” ku ajo u përdhunua dhe abuzua më shumë se 2000 herë në një burg burrash.
Gruaja, e njohur vetëm me pseudonimin e saj, Maria, u burgos për katër vjet pasi vodhi një makinë.
Ajo tha se abuzimi filloi menjherë sa hyri në burgun famëkeq të Brisbanit Boggo Road dhe se përvoja e saj ishte aq e tmerrshme se ajo “më mirë të vdesë se sa të shkojë sërish në burg”.
“Ata ose përpiqen të të manipulojnë ose të të kërcënojnë për të pasur kontakt seksual dhe pastaj, sapo ju e plotësoni kërcënimin e seksit, atëherë jeni një objektiv i lehtë, pasi edhe të tjerët duan të bëjnë seks me ju, që është më shumë përdhunim se seks konsensual.
“Kjo ju bën të ndiheni keq, por nuk ke asnjë mënyrë për të mbrojtur veten.”
Maria u transferua disa herë, por sipas saj Boggo Road ishte më i dhunshmi – dhe aty ka vuajtur abuzimin më të rëndë.
Pas një arratisje të dështuar, Maria u caktua si person me”rrezik të lartë”, që do të thotë se ajo do ta vuante dënimin e saj si një e burgosur e sigurisë maksimale së bashku me të burgosurit më të dhunshëm.
“Unë u rraha dhe u godita deri në atë pikë ku kuptova se duhet ta bëja në mënyrë që të mbijetoja, por mbijetesa ishte në thelb kënaqësia e të burgosurve të tjerë,” tha ajo.
“Ishte ferr në tokë, ishte sikur kisha vdekur dhe ky ishte dënimi im”.
Ndërsa ishte brenda, Maria tha se ishte e detyruar të duronte edhe një tjetër lloj abuzimi – mohimin e gjinisë së saj. Ajo tha se flokët e saj të gjatë ju prenë nga një tjetër i burgosur dhe se nuk i lejuan të merrte hormone, kështu që filloi ti rriten qimet e fytyrës.
“Ishte sikur më morën identitetin tim”, tha ajo.
Maria thotë se ishte e panevojshme dhe e padrejtë për të që të futej në burgje burrash.
“Më mirë të vdes se sa të shkoj sërish në burg.”
Para dënimit të saj, Maria kishte kaluar procesin e gjatë të terapisë me një psikiatër dhe i ishte miratuar terapia hormonale. Megjithatë, ajo nuk e kishte kryer operacionin e ndryshimit të seksit. Nëse do ta kishte ndërmarrë operacionin para dënimit të saj, ajo do të ishte dërguar në një burg grash.
“Unë dukem si grua dhe mendoj se në qoftë se një person transgjinor është vërtetë i tillë dhe jetojnë si të gjinisë së kundërt, atëherë ata duhet të futen në një burg grash, edhe sikur të vendosen në një sektor tjetër.
“Ju nuk duhet të jeni subjekt i sulmeve seksuale. Ju po kryeni një dënim për një gabim që keni bërë në jetën tuaj.”
Maria tha se abuzimi që ajo vuajti qëndroi me të, pavarësisht daljes së saj në shoqëri.
“Unë nuk kam një marrëdhënie dhe nuk i besoj burrave dhe kurrë nuk do tu besoj më në jetën time – nuk kam pasur një marrëdhënie që kur kam dal nga burgu,” tha ajo.
Ajo shtoi: “Ne [anëtarët e komunitetit transgjinor] jemi qenie njerëzore dhe shumica prej nesh kanë lindur në këtë mënyrë.
“Ne thjesht duam të jetojmë jetën tonë, por tallemi nga shoqëria, sepse kemi guximin të jemi ata që jemi.”/A.A.