Sharon Stone nuk do të xhirojë filmin e saj të ri në Misisipi për shkak të ligjit anti-LGBT
Sharon Stone thuhet se ka prishur planet për të xhiruar një film të ri në Misisipi pasi shteti miratoi një ligj kontroversial anti-LGBT.
I përshkruar si një film me metrazh të shkurtër për ngacmimin online, “Drejtori” tani do të xhirohet në një tjetër vend, sipas The Jackson Clarion-Ledger.
Stone, 58 vjeçe, ka lëshuar një deklaratë për presidentin e Mississippi Film Studios, Rick Moore ku citonte projektligjin “Liria Fetare ” , apo ndryshe projektligji 1523, si nxitje të saj për të ndryshuar vendin e prodhimit të filmit.
“Unë nuk do të punoj në asnjë shtet që ka ose në mënyrë aktive krijon ligje për të mbështetur ligjërisht diskriminimin ndaj qytetarëve amerikanë qoftë për shkak të rracës, fesë, gjinisë apo orientimit seksual”, thotë deklarata, sipas stacionit të lajmeve lokale WDAM, “dhe as ku këto ligje kalohen ose miratohen nga qeveria e shtetit në fjalë.”
Duke vënë në dukje vërejtjet e Stone, Moore tha për WAPT News se legjislacioni i ri ka bërë një “ndryshim të menjëhershëm të bisedës” në lidhje me industrinë e filmit të këtij shteti.
“HB 1523 ka ngjallur shumë mendime të pasionuara, gjë që fatkeqësisht ka ngadalësuar vrullin e industrisë së filmit,” tha ai. “Nxitja është ende e fortë për të xhiruar në Misisipi, kështu që unë pres që prodhime të pavarura, pa emra të njohur ta konsiderojnë ende një opsion.”
Aktorja e “Basic Instinct”, e cila është një avokate e hapur për komunitetin LGBT, tani i bashkohet një liste në rritje të yjeve që po e dënojnë ligjin HB 1523, që u nënshkrua ligj në 5 Prill.
Të hënën, këngëtari rrok Bryan Adams njoftoi se po anulonte performancën e tij më 14 prill në Misisipi për shkak të këtij legjislacioni./A.A.