Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë, protesta në “New York”, Tiranë e Bajram Curr
Aktivistë të shoqërisë civile protestuan dje kundër projektit për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Valbonë në 3 qytete të ndryshme.
Një protestë është mbajtur jashtë dyerve të muzeut të Trashëgimisë Hebre në “New York”, ku Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e tij me diasporën në SHBA. Në këtë tubim morën pjesë ambjentalistë shqiptarë dhe amerkanë të cilët mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Edi Rama No Hydropower in Valbona”.
Një nga protestuesit i cili kishite vizituar Shqipërinë e veriut dhe luginën e Valbonës, thanë se: “Sot ne po protestojmë , sepse kemi mësuar se çfarë po ndodh me lumin Valbona në Shqipëri, e cila është një perlë e vertetë e natyrës së bukur. Ne nuk mund të lejomë të shkatërrohet ajo bukuri e rallë natyrore, tha njeri prej tyre. “, shkruan gazetari Beqir Sina.
Protesta në “New York”/ Foto: Beqir Sina
Në Tiranë qytetarë dhe ambjentalistë protestuan përpara Kryeministrisë. Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Stop Arrogancës”, dhe “Zëri i Shqipërisë, Stop HEC-et”.
Protesta në Tiranë/ Foto: “Qytetarët për Parkun”
Një tjetër protestë u zhvillua në Bajram Curr, pranë Parkut Kombëtar të Valbonës. Në këtë tubim morën pjesë banorë të zonës, por edhe aktivistë të ardhur nga Kosova.
Protesta në Bajram Curr/ Foto: “Qytetarët për Parkun”
PËR ÇFARË PROTESTOHET?
Në Gusht të vitit 2013, janë dhënë koncensione për ndërtimin e 9 HEC-ve në Valbonë . Ndërsa në 2009 ështe dhënë edhe një tjetër. Kontrata është firmosur nga zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës z.Enno Bozdo.
VKM Nr.680, dt. 16.08.2013 , rreth dy muaj pasi mazhoranca e atëherëshme humbi zgjedhjet.
Hidrocentralet që projektohen të ndërtohen në Valbonë dhe përrenjtë e saj janë:
HEC- 9A Valbonë
HEC- 9 B Otergi i Dragobisë
HEC-13 Otergi i Kaut
HEC-10 Valbonë
HEC-11 Valbonë
HEC-14 Shudenica në malin Potkuq
HEC-15 Shudenicës
HEC-12 Valbonë
HEC-16 Shpella e Kaurit
/l.k./