Gjykata më e lartë e Kolumbisë pro martesave gej
Gjykata më e lartë e Kolumbisë po i hap rrugën çifteve të të njëjtit seks që të martohen në vendin konservator katolik.
Çiftet gej në Kolumbi tashmë janë të lejuar të formojnë bashkime civile, me shumë përfitime të martesës, duke përfshirë trashëgiminë, pensionet dhe përfitimet shëndetësore. Por e drejta simbolikisht e rëndësishme e martesës ishte diçka që deri më tani ju është mohuar.
Të enjten, Gjykata Kushtetuese mori një hap gjigand në zgjidhjen e polemikave, duke hedhur poshtë një opinion të drejtësisë me shumicë votash 6-3 i cili do të kishte penguar noterët publikë të regjistronin bashkimet civile si martesa. Në javët e ardhshme, pritet të miratohet një vendim i ri që reflekton mendimin e shumicës se një praktikë e tillë është diskriminuese, duke legalizuar martesat mes gejve.
“Dashuria triumfoi,” tha 25-vjeçari David Alonso, një nga aktivistët LGBTI që u mblodhën jashtë gjykatës për të festuar vendimin. “Ky është një borxh historik që më në fund po paguhet.”
Vetëm një pjesë e vogël e vendeve të Amerikës Latine i lejon çiftet gej dhe lezbike të martohen, duke përfshirë Argjentinën, Brazilin dhe Uruguajin.
Gjykata progresive e Kolumbisë e kishte treguar tashmë gatishmërinë e saj për të zgjeruar të drejtat e çifteve të të njëjtit seks, kur ajo vendosi vitin e kaluar se çiftet gej mund të adoptojnë fëmijë. Në vitin 2011, ajo gjithashtu urdhëroi kongresin të hartonte rregulla për të regjistruar bashkimet civile mes çifteve të të njëjtit seks në mënyrë që ata të mos ishin të diskriminuar.
Kur Kongresi nuk veproi, shumë noterë filluan ti regjistronin bashkimet civile si martesa, ndërsa disa e refuzonin termin e plotë, që shkaktuan mosmarrëveshjet në gjykatë.
Qeveria e presidentit Juan Manuel Santos mbështeti aktivistët në rikonfirmimin e të drejtës për t’u martuar, duke dalë kundra kishës së fuqishme katolike dhe Inspektorit të Përgjithshëm të pavarur të vendit.
Ligjvënësja Angelica Lozano ka thënë se me mosmarrëveshjet ligjore afër zgjidhjes, komuniteti gej Kolumbian tani duhet të fokusohet në dhënien fund diskriminimit.
“Sot ne kemi fituar të drejtat tona kushtetuese, tani kemi nevojë të luftojmë në rrugë dhe në shtëpitë e njerëzve,” tha ajo./A.A.