Kryeministri islandez dorëhiqet pas skandalit të “Panama Papers”
Pas protestave masive nga qytetarët, Kryeministri islandez Sigmundur Gunnlaugsson ka dhënë dorëheqjen. Kërkesat për dorëheqjen e tij erdhën pasi u përfshi në skandalin “Panama Papers”.
Kryeministri i Islandës akuzohet se ka fshehur investime në vlerën e miliona dollarëve në një kompani “offshore”. Së bashku me gruan e tij, kanë blerë një kompani në Virgin Islands në vitin 2007.
Fillimisht ai ka kundërshtuar thirrjet për t’u dorëhequr, por pas protestave dhe refuzimit të Presidentit islandez për shpërbërjen e Parlamentit, Gunnlaugsson deklaroi dorëheqjen.
Protestat për dorëheqjen e Kryeministrit të djathtë ishin më të mëdhatë që kanë ndodhur në Islandë që prej vitit 2009, kur u rrëzua qeveria e djathtë për shkak se e e futi vendin në një kolaps bankar.
Sipas mediave vendase, pritet që postin e tij ta marrë ministri i Agrikulturës. /m.g